Ndarja me Xhensilën i rikthen Bes Kallakut mikun e ngushtë: Ke shpëtuar vëlla, të pata thënë…

3 months ago 51
Reklamë

Një ndër miqësitë e prishura në rradhën e VIP-ave ka qenë e renditur edhe ajo e Bes Kallakut me Kristian Bocit.

Por pas ndarjes me Xhensilën, duket se Bes Kallaku i është rikthyer kësaj shoqërie. Ishte Kristian Boci ai që publikoi mbrëmjen e djeshme këngën e Bes Kallakut “Mosmirënjohja!”, duke i rikujtuar se e kishte paralajmëruar për këtë ditë.

“Mosmirënjohja! Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Ta pata thënë brother Bes Kallaku”, shkruan ai.

Ndonëse Besi dhe Xhensila nuk kanë folur e nuk kanë dhënë detaje për divorcin e tyre, këngët e fundit dhe dedikimet e prindërve të dy fëmijëve tregojnë se kjo ndarje nuk ka qenë paqësore./vizionplus.tv

Read Entire Article