Ndihma për zjarret, Komisioni Europian: Gati për mbështetje të mëtejshme nëse është e nevojshme

2 months ago 23
Reklamë

Katër avionë të dërgua nga Greqia iu bashkuan operacionit për shuarjen e zjarrit në Dropull, duke shmangur rrezikun për banorët. Ndihma erdhi si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ndërsa Komisioni Europian reagon se ky është tregues i solidaritetit të BE-së.

Në një postim në X, Komisioni Europain thekson gatishmërinë për ta mbështetur edhe më tej Shqipërinë në rast se do të jetë e nevojshme.

Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për të trajtuar zjarret në bashkinë Dropull. Greqia ka dërguar katër avionë zjarrfikës. Ky është solidariteti i BE në veprim. Ne jemi të gatshëm për mbështetje të mëtejshme për Shqipërinë nëse është e nevojshme”, shkruhet në reagim.

Zjarri në Dropull vijon prej dy ditësh, ndërsa flakët ndihmohen edhe nga era e fortë në zonë që riaktivizon vatrat.

/a.r

Read Entire Article