Ndodh në Lojërat Olimpike, atleti italian i kërkon falje gruas! Humbi unazën në lumë

1 month ago 40
Reklamë

Në Lojërat Olimpike gjithçka mund të ndodhë. Por teksa duket se sytë do të jenë drejt sfidave të ndryshme, vëmendjen e ka marrë një atlet italian. Bëhet fjalë për Gianmarco Tamberi-in, i cili i ka kërkuar falje gruas së tij. Shkak është bërë humbja e unazës.

Atleti i kërcimit së larti e humbi unazën e martesës gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike. 32-vjeçari ishte flamur-mbajtësi për Italinë. Mirëpo teksa ekipi italian lëvizte në lumin Sena me anije, papritmas atij i ra unaza në ujë.

“Më vjen keq dashuria ime, më fal”, shkroi ai në Instagram në një postim dedikuar bashkëshortes së tij, Chiara Bontempi Tamberi.

Atleti “fajësoi” veten për humbjen e shumë kilogramëve dhe “entuziazmin e madh” për ngjarjen fatkeqe. Megjithatë, Tameri shton se nuk e kishte imagjinuar kurrë se nëse do ta humbte unazën, kjo do të ndodhte në qytetin e dashurisë.

Këtë fat të keq e konsideroi si diçka poetike duke i dhënë gruas idenë që edhe ajo ta hedhë unazën në lumin Sena.

“Do të qëndrojnë bashkë përgjithmonë ndërsa ne do të kemi një justifikim tjetër për t’i bërë betime të reja njëri-tjetrit e për t’u martuar sërish”, shkroi ai.

Ndërsa gruaja e tij, Chiara iu përgjigj shkurt: Vetëm ti mund ta kthesh diçka të tillë në një gjë romantike.

Çifti në fjalë janë martuar prej Shtatorit të vitit 2022. Tamberi ka prekur më herët titujt e lajmeve kryesore në lojërat e Tokios ku së bashku me atletin e Katarit, Mutaz Essa Barshim ndanë vendin e parë dhe morën medalje të artë. Të dy vendosën mos të shkojnë përtej lartësisë 2.37 metra që kishin arritur.

/a.r

Read Entire Article