Ndotje në liqenin e Komanit/Vizitorët: Pamja fantastike, por mbeturinat po krijojnë imazh të keq

2 months ago 21
Reklamë

E ndërsa muaji korrik ka nisur me një fluks të lartë turistësh, që frekuentojnë lumin e Shalës, liqeni i Komanit nga stacioni ku nisen tragetet në drejtim në Lumin e Shalës e deri në vendmbërritje, është i ndotur tërësisht. Mbeturina të shumta kanë pushtuar sipërfaqen e këtij liqeni, një nga perlat e alpeve shqiptare. Kudo ndodhen mbeturinat, sidomos ato plastike, ndërkohë që dhjetëra anije dhe tragete udhëtojnë në këtë lum drejt liqenit të Shalës.

Prej javësh problematika e ndotjes së Liqenit të Komanit është bërë shqetësim, por pavarësisht përpjekjeve për pastrimin, situata vijon të mbetet alarmante në kulmin e sezonit turistik.

Të mahnitur nga bukuria e vendit, por të zhgënjyer nga ndotja, shprehen vizitorët e këtij liqeni.

Me këtë pisllëk nuk vij më”, tha një turiste.

“Është për herë të parë, pamja shumë e bukur. Udhëtimi shumë i mirë, por janë mbeturinat e shumta. Nuk e di arsyen pse, por shteti duhet të marrë masa. Krijon imazh shumë të keq”, tregoi një tjetër.

Për të shkuar tek Lumi i Shalës i cili buron nga Parku Kombëtar Thethit, udhëtimi zgjat 1 orë e gjysmë me varkë apo anije nga diga e Komanit.

Read Entire Article