Në pritje të ëmbël, Justin Bieber i bën dhuratën super luksoze gruas së tij

3 months ago 21
Reklamë

Pak ditë më parë u bë e ditur se Hailey dhe Justin Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Me rastin e kësaj ngjarje shumë të lumtur, ata rinovuan betimet e dasmës në Hawaii, ku Hailey u shfaq e veshur me dhuratën e re të shtrenjtë që mori nga Justin.

Kjo është një unazë diamanti shumë mbresëlënëse në formë ovale , e cila është mbi dhjetë karat në madhësi. Ajo është montuar në një unazë ari të veshur me diamant dhe tani ka zënë vendin origjinal të unazës së fejesës së Bieber, të cilën ajo e mban në gishtin e vogël të dorës së djathtë.

Guri i parë i saj i vetëm llogaritet të ketë kushtuar 500 mijë dollarë, ndërsa i riu ka një vlerë rreth 1.5 milionë dollarë.

Hailey gjithashtu mban gjithmonë unazën e saj të martesës, një krijim elegant Tiffany & Co.

Bizhuteritë e saj mund të jenë shumë të shtrenjta, por stili i përditshëm i 28-vjeçares mbetet casual dhe i relaksuar, pasi preferon xhinset, xhaketat oversize dhe sigurisht atleisure, që është shumë komode gjatë shtatzënisë.

Më poshtë mund të shihni unazën e saj:

Read Entire Article