Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat; SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje

3 hours ago 16

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli i arriti “të gjitha objektivat” në sulmin e tij kundër objektivave ushtarake në Iran të shtunën.

“Ne kemi goditur rëndë aftësitë mbrojtëse të Iranit dhe aftësinë e tij për të prodhuar raketa,” tha Netanyahu të dielën në një memorial për viktimat e sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, një ditë pasi sulmet e Izraelit zgjuan njerëzit në Teheran dhe pjesë të tjera të vendi nën zhurmën e shpërthimeve.

“Sulmi ishte i saktë dhe i fuqishëm dhe i arriti të gjitha objektivat e tij: ne dëmtuam seriozisht kapacitetin mbrojtës të Iranit dhe aftësinë e tij për të prodhuar raketa, pasi ndoqëm një plan sistematik në muajt e fundit për të prerë tentakulat e oktapodit. Regjimi në Teheran duhet të kuptojë një parim të thjeshtë: kushdo që na dëmton ne, ne i dëmtojmë ata”, u shpreh kryeministri izraelit.

Të shtunën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin i tha ministrit të mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, se Irani “nuk duhet të bëjë gabim duke iu përgjigjur sulmeve të Izraelit”. Sipas tij sulmet e Izraelit erdhën vetëm më pak se një muaj pasi Irani lëshoi ​​rreth 180 raketa balistike në Izrael dhe  “duhet të shënojnë fundin e këtij shkëmbimi”. Austin foli gjithashtu për mundësitë për të “përdorur diplomacinë për të ulur tensionet në rajon”.

Ndërkohë sot lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha “sulmi i së shtunës është një llogaritje e gabuar e sionistëve nuk duhet të zhvlerësohet, në mënyrë që ata të kuptojnë fuqinë dhe vendosmërinë e Iranit”, citon A2 liderin suprem iranian.

Ministria e Jashtme e Iranit i quajti sulmet “një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar” dhe tha se vendi kishte të drejtë të mbrohej kundër sulmeve të jashtme. Megjithatë, ai tha gjithashtu se ishte “i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij për paqen dhe sigurinë rajonale”.

/a.r

Read Entire Article