17 Janar, ikja e Skënderbeut nga kjo botë

Nga Auron Tare Si zakonisht shqiptarët e Facebook bënë me qindra statuse për Skënderbeun, këtë figurë me përmasa evropiane. Është në modë në këto kohë nacionalizma në trojet tona. Flamurët, shqiponjat me duar, bluza etj. Një lloj dalldisje kombëtare. Një trans patriotik i çuditshëm. Një lloj BB kolektiv. Nejse nuk po zgjatem. Nuk është se […]

Janar 18, 2024 - 19:56
 0
17 Janar, ikja e Skënderbeut nga kjo botë
Reklamë
Reklamë

Nga Auron Tare

Si zakonisht shqiptarët e Facebook bënë me qindra statuse për Skënderbeun, këtë figurë me përmasa evropiane. Është në modë në këto kohë nacionalizma në trojet tona.

Flamurët, shqiponjat me duar, bluza etj. Një lloj dalldisje kombëtare. Një trans patriotik i çuditshëm. Një lloj BB kolektiv. Nejse nuk po zgjatem. Nuk është se doja të shkruaja ndonjë gjë të pa thënë për Skënderbeun, por nuk më lanë dedikimet patriotike, thirrjet didirambike dhe daullet patriotike.

Mes gjithë kësaj zhurme dhe dalldije doja të beja një pyetje për patriotët tanë. A e meritojmë ne si komb Skënderbeun? Po më tha një mik që ka bërë një Opera për të.

Patjetër me tha një tjetër mik i llogores se përbashkët të trashëgimisë. Dikur të dy ishim në Krujë ku premtuam prishjen e godinave pa leje në Kala. Sot të dyve na vjen turp të shkelim atje përsëri se godinat janë bërë 3 katëshe.

Reklamë
Reklamë

Nëse Skënderbeu na shikon andej nga lart a do ishte krenar për atë që bëri për këta që bëjnë shqiponjën në Facebook? Kur shikon Kalanë e Krujës që e mbrojti për 25 vjet nga “turku barbar”?

Ja çfarë thonë kronikat e kohës për turkun barbar “Të zemëruar që Kalanë e Krujës nuk e morën dot turqit i prenë të gjitha vreshtat dhe ullinjtë”.

Ndërkohë pasardhësit e Skënderbeut sot jo që nuk lanë më vreshta e ullinj në këmbë por po shpartallojnë si Malet përqark duke i bërë me sukses të dukshëm çimento për eksport apo gëlqere në ato qindra furra që rrethojnë Krujën. (po po 10 milion turistë na erdhën në fakt ).

Mirë malin që e bënë çimento por edhe Kalanë e Skënderbeut e kanë rrethuar me shëmtira betoni në emër të turizmit dhe shesin xhingla që vijnë nga vendi i “turqve barbarë”.

Në ka gjë që shqiptarëve patriot kudo që janë duhet t’i vijë turp këto 30 vjet, është shkatërrimi i dhimbshëm i Krujës dhe historisë së saj Europiane.

Shqiptarëve patriotë tu rroje Facebooku se Kruja është simboli ku pyetja ime e mësipërme merr përgjigje. A e meritojmë Skënderbeun ne si komb?

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.