Shqipëria mundet nga Italia, por shkruan historinë e Evropianit

Shqipëria ka humbur me rezultatin 2-1 ndeshjen e parë të grupit në “Euro 2024”, ndaj Italisë, por duke arritur të shkruajë historinë e këtij turneu madhor. Pas vetëm 23 sekondash lojë, Nedim Bajrami kaloi në avantazh kuqezinjtë, duke përfituar nga një gabim i Dimarcos. Mesfushori ynë goditi fort me të djathtën brenda zonës duke mposhtur […]

Qeshor 15, 2024 - 23:15
 0
Shqipëria mundet nga Italia, por shkruan historinë e Evropianit
Reklamë
Reklamë

Shqipëria ka humbur me rezultatin 2-1 ndeshjen e parë të grupit në “Euro 2024”, ndaj Italisë, por duke arritur të shkruajë historinë e këtij turneu madhor.

Pas vetëm 23 sekondash lojë, Nedim Bajrami kaloi në avantazh kuqezinjtë, duke përfituar nga një gabim i Dimarcos. Mesfushori ynë goditi fort me të djathtën brenda zonës duke mposhtur Donarummën dhe duke i dhënë avantazhin tanëve që në minutën e parë të lojës. Ky ishte goli më i shpejtë në historinë e Evropianit.

Por, reagimi italian ishte i furishëm, me dy gola brenda 5 minutash (11’ dhe 16’), me autorë mbrojtësin Bastoni dhe mesfushorin Barella.

Reklamë
Reklamë

Në pjesën e dytë, Kombëtarja mund të kishte barazuar në minutën e fundit të ndeshjes, por goditja e Manajt u prek mjaftueshëm nga Donnarumma, sa për ta dërguar topin jashtë rrezes së portës.

Ndeshja e radhës e Shqipërisë është ajo me Kroacinë, në 19 qershor, në orën 15:00.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.