EURO 2024/ Shqipëria thyhet para tifozëve, Bajrami nuk mjafton përballë Italisë

Shqipëria është mundur 2-1 nga Italia në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Edhe pse kaluam të parët në avantazh q në sekondën e

Qeshor 15, 2024 - 23:25
 0
EURO 2024/ Shqipëria thyhet para tifozëve, Bajrami nuk mjafton përballë Italisë
Reklamë
Reklamë

Shqipëria është mundur 2-1 nga Italia në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Edhe pse kaluam të parët në avantazh q në sekondën e 24-ërt me anë të Bajramit, u treguam të pafuqishëm për të ruajtur rezultatin.

Një gabim i Di Markos u shfrytëzua më së miri nga Nedim Barjami, i cili goditi fort me të djathtën duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Donaruma.

1-0 për Shqipërinë dhe stadiumi shpërthen në festë. Por vetëm kaq, pasi pas 10 minutash Bastoni do të shënonte me kokë duke barazuar shifrat dhe 5 minuta më pas Barella do të përmbyste rezultatin.

Reklamë
Reklamë

Me shifrat 2-1, me Italinë në sulm dhe Shqipërinë në mbrojtje u mbyll fraksioni i parë i lojës.

Ndërkohë që edhe pjesa e dytë ka qenë e njëjtë, Italia sulmon dhe Shqipëria mbrohet.

Kuqezinjtë tentojnë të japin shkëndija me Brojën dhe Barjamin, por më kot. Me futjen e Arbër Hoxhës në lojë dhe Rei Manajt, Shqipëria rriti forcën sulmuese, dhe krijoi një mundësi të artë në fund, por Manaj nuk mundi dot të realizojë, pasi topi u devijua nga Donaruma.

Ndërsa në të 95-ën Mario Mitaj tentoi nga jashtë zone, por sërish topi përfundoi jashtë porte.

Pas ndeshjes së sotme, Shqipëria renditet e treta në grupin B, pasi ka një golavarazh më të mirë se Kroacia, e cila u mposht 3-1 nga Spanja.

Kuqezinjtë do të kthehen në fushë ditën e mërkurë për tu ndeshur me Kroacinë, ndeshje e cila do të luhet në orën 15:00.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.