“UÇK u lejua në stadium”, serbët “xhindosen”: UEFA nuk lejon flamujt “Kosova është Serbi”

Serbia merr “humbjen” e parë në takimin me Anglinë në Euro2024. Federata e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët serbë që të marrin me vete vetëm flamurin zyrtar të Serbisë dhe jo imazhe provokuese të tilla si me hartën e Kosovës. “Në stadium nuk do të lejohen banderola, flamuj apo imazhe të tjera”, lexohet në […]

Qeshor 16, 2024 - 15:30
 0
“UÇK u lejua në stadium”, serbët “xhindosen”: UEFA nuk lejon flamujt “Kosova është Serbi”
Reklamë
Reklamë

Serbia merr “humbjen” e parë në takimin me Anglinë në Euro2024. Federata e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët serbë që të marrin me vete vetëm flamurin zyrtar të Serbisë dhe jo imazhe provokuese të tilla si me hartën e Kosovës.

“Në stadium nuk do të lejohen banderola, flamuj apo imazhe të tjera”, lexohet në një deklaratë të Federatës serbe të futbollit. Kaq ka mjaftuar që tifozët serbë, por edhe mediat e Beogradit të xhindosen dhe të nisin një fushatë anti-shqiptare.

Ata akuzojnë UEFA-n dhe Gjermaninë organizatore se po përdorin standard të dyfishta.

Reklamë
Reklamë

“Shembull për këtë është ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, ku në tribuna u panë flamujt e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe organizatës terroriste ‘UÇK’”, shkruajnë media të shumta serbe.

B92-shi serb vazhdon me fjalë provokuese dhe ofenduese të drejtim të shqiptarëve. “Ne nuk na lejohet të përdorim p.sh flamurin “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, e lëre më diçka më “të frikshme”, shkruan kjo media serbe.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.