Harrojeni Bashën dhe Berishën

Nga Artur Ajazi Ajo që po ndodh me demokratët (të paktën me ata që duken) ndoshta do të përbëjë në të ardhmen, objekt studimi për brezat që do ti futen politikës. Njerëz që përkrahin më shumë se idetë demokratike, liderin e përjetshëm. Njerëz që më shumë se idealin dhe virtytet e një sistemi të shumëdëshiruar […]

Qeshor 19, 2024 - 12:50
 0
Harrojeni Bashën dhe Berishën
Reklamë
Reklamë

Nga Artur Ajazi

Ajo që po ndodh me demokratët (të paktën me ata që duken) ndoshta do të përbëjë në të ardhmen, objekt studimi për brezat që do ti futen politikës. Njerëz që përkrahin më shumë se idetë demokratike, liderin e përjetshëm. Njerëz që më shumë se idealin dhe virtytet e një sistemi të shumëdëshiruar për afro 50 vjet, duan kryetarin e përjetshëm. Në Partinë Demokratike, është kthyer në traditë teoria se “po nuk je me Berishën, nuk ke vend në  këtë parti”. E njëjta gjë ndodhi dhe po ndodh edhe me Lulzim Bashën. Edhe ai vendosi në grupimin e tij kushtin “nuk je me mua, je armiku im”. Kështu, avash-avash, partia e idealeve studentore, u katandis në paçavure, ku të gjithë po shqyejnë të gjithë.

Askush nuk po e kupton se, duhen harruar si Berisha ashtu edhe Basha. Askush nuk po “ftillohet” dhe të kuptojë  se, duke mbajtur “në mur portretin”  e tyre, po kalojnë vitet dhe dekadat dhe partia po kthehet në  pronë private. Askush nuk e ka kuptuar ( dhe nuk kanë faj) se në politikë, luhen lojëra të ndyra që lidhen me interesa personale. Marrja e vulës, veçse u ka rritur tallazet atyre që shpresojnë se “vula u bë jona, tani do të marrim edhe pushtetin”. Të matesh me Edi Ramën, ti dalësh përballë njeriut që të “mbyt” me punë të kryera dhe punime të nisura në gjithë Shqipërinë, duhen këllqe të forta. Berisha nuk i ka, pasi  veç të tjerave, edhe mosha bën të vetën, kurse Basha as që mendohet se mund ti afrohet hijes së Ramës.

Reklamë
Reklamë

Në këto kushte, ku shumica e anëtarësisë, po bëhet e ndërgjegjshme se “fitorja është shumë larg”, mbetet nevojë urgjente, largimi me votë apo me rrugë të tjera progresiste, i dyshes  Berisha-Basha. Por shanset  deri sot, janë pothuejse zero. Njëri që merr  vulën, dhe tjetri që premton se “do ta apelojmë vendimin e  gjykatës”, njeri që u thotë demokratëve  “ejani  kthehuni  në shtëpinë tuaj”, por për vehte nuk largohet sepse humbet  gjithçka, dhe tjetri që  shpalos “programin qeverisës”, duke u bërë qesharak. Skena  politike në Shqipëri,  po vuan pasojat e 2-3  emrave  të veçantë, të cilët po e mbajnë peng harmoninë  sociale të shqiptarëve. Unë nuk besoj kurrë se  shqipëtarët  vuajnë mungesën e ndjesive , sidomos kur bëhet fjalë për politikën. Partia Demokratike, nuk është ajo që mblidhet çdo pasdite poshtë ballkonit të Berishës.

Ata janë pengmarrësit e asaj partie. Ashtu siç  nuk  mendoj  kurrë  se, Basha mund  të mbledhë në zgjedhje “100 mijë vota si grupim politik”. Loja e ndyrë që po bëjnë të dy në kurriz të asaj force politike, dhe atyre qindra apo mijëra demokratëve, e ka  zanafillën tek frika që kanë nga ndëshkimi ligjor.

Anëtarësia e PD-së, duhet të rizgjohet, duhet të riorganizohet, dhe duhet të kërkojë në mënyrë të menjëhershme largimin e dyshes Berisha-Basha. Ajo parti, u krijua  nga studentët e Dhjetorit ’90, dhe jo nga ata që po e përdorin  stemën dhe flamurin e saj, si mburojë, ndaj hetimit dhe gjykimit nga organet e drejtësisë. Harrojeni Berishën dhe Bashën, në rast se doni të formatoni përfundimisht atë parti, si forcë  e denjë politike, që mund të krijojë peshën e nevojshme elektorale në zgjedhet e reja të 2025. Harrojeni dyshen famëkeqe, dhe do të zbuloni se partia paska qenë çiflik e tyre, ndaj  trembej dhe nuk afrohej  brezi i ri  i  politikanëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.