“Testi i filxhanit të kafesë” që përcakton nëse do ta fitoni vendin e punës
Nëse në intervistën e ardhshme të punës ju ofrojnë një filxhan kafe, veprimi juaj i mëtejshëm do të përcaktojë punësimin tuaj. Në një ‘podcast’ biznesi, “The Ventures”, menaxheri e SiteMinder, Trent Innes zbulon se përdor një teknikë të veçantë për të kuptuar nëse kandidati është i duhuri: testi i filxhanit të kafesë. Kandidati dhe Innes […]
Nëse në intervistën e ardhshme të punës ju ofrojnë një filxhan kafe, veprimi juaj i mëtejshëm do të përcaktojë punësimin tuaj.
Në një ‘podcast’ biznesi, “The Ventures”, menaxheri e SiteMinder, Trent Innes zbulon se përdor një teknikë të veçantë për të kuptuar nëse kandidati është i duhuri: testi i filxhanit të kafesë.
Kandidati dhe Innes nisin të bëjnë një tur të vogël, më pas menaxheri ndalon në kuzhinë dhe i ofron kafe.
“Më pas kthehemi, zhvillojmë intervistën. Dhe një nga gjërat që shoh në fund të intervistës, është a do ta kthejë kandidati filxhanin bosh në kuzhinë?”
Sipas Trent, nëse dikush nuk vendos filxhanin në lavaman apo thjesht ta shpëlajë, nuk do të jetë një punonjës i mirë. “Mund të zhvillosh aftësi, të mësosh dhe fitosh eksperiencë, por bëhet fjalë për sjelljen dhe ajo që ne flasim për konceptin e ‘larjes së filaxhanit’.”
Menaxheri shton se kjo është përgjegjshmëria për ambientin rrethues dhe vlerëson vullnetin e kandidatit për ta bërë vetë këtë veprim. Në vazhdim, ai thotë se kjo tregon njerëz me mentalitetin e përgjegjësisë, por nuk është gjithnjë e suksesshme. Në statistikë, vetëm 10% nuk e kanë kaluar provën.
Sigurisht, nuk përjashtohet as fakti që është paksa e padrejtë të gjykosh dikë bazuar mbi veprimin në fjalë sepse gjatë një interviste pune, mendja përqendrohet diku tjetër.
Por intervista e zakonshme pyetje-përgjigje nuk është më modeli i gatshëm i punësimit. Ka disa metoda që punëdhënësit përdorin për të vlerësuar kandidatët. Kjo nis me vëzhgimin e gjuhës së trupit gjatë përgjigjeve apo lënia në pritje për një kohë të gjatë për të parë reagimin dhe sa gjatë do të durojë kandidati.
Disa punëdhënës madje edhe shkojnë t’i takojnë pa u prezantuar dhe bëjnë biseda të zakonshme për të parë sjelljen përtej intervistës formale.
Megjithatë, nëse intervista nuk shkon si duhet për shkak të këtij detaji, mos harroni se mund të jenë shenja treguese të një ambienti toksik pune. Mos kini frikë të bëni pyetje për të kuptuar nëse është i duhuri për ju.
/a.r
What's Your Reaction?