Daliç i befasuar: Nuk prisnim një Shqipëri kaq të fortë, jemi ende ‘gjallë’
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic doli në konferencë pas barazimit 2-2 me Shqipërinë në Europian. “Ky është një turne në të cilin është e rëndësishme të kalosh grupin. Nuk e prisnim një ndeshje kaq të vështirë. Ndoshta do të dalim më mirë prej këtyre betejave. Dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Së pari përsëri keq, pranojmë […]
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic doli në konferencë pas barazimit 2-2 me Shqipërinë në Europian.
“Ky është një turne në të cilin është e rëndësishme të kalosh grupin. Nuk e prisnim një ndeshje kaq të vështirë. Ndoshta do të dalim më mirë prej këtyre betejave.
Dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Së pari përsëri keq, pranojmë gol dhe më pas nuk bëjmë dot asgjë. Kundërshtari është i motivuar, i rrezikshëm në kundërsulm. U vendosëm keq, u tërhoqëm dhe pësuam një gol.
Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi ende ‘gjallë’ dhe se ndeshja e fundit vendos gjithçka. Ne jemi mësuar rrugën e vështirë”, tha ai./m.j
What's Your Reaction?