Freski dhe Energji – 5 Vajrat më të Mirë Esencialë për Stinën e Verës

Përfitoni më të mirën nga të gjitha, deri në pikën e fundit. Lavanda, Rozmarina, Çaji i Gjelbër, Kamomili dhe Limoni falë esencës së tyre të vajit çlirojnë vlera të larta, dobiprurëse. Këto janë pesë vajrat më të mirë esencialë për stinën e verës që po vjen. Për të qendruar të freskët, mendje gjallëruar, plot energji […] The post Freski dhe Energji – 5 Vajrat më të Mirë Esencialë për Stinën e Verës appeared first on AgroWeb.

Qeshor 20, 2024 - 12:45
 0
Freski dhe Energji – 5 Vajrat më të Mirë Esencialë për Stinën e Verës
Reklamë
Reklamë

Përfitoni më të mirën nga të gjitha, deri në pikën e fundit.

Lavanda, Rozmarina, Çaji i Gjelbër, Kamomili dhe Limoni falë esencës së tyre të vajit çlirojnë vlera të larta, dobiprurëse.

Këto janë pesë vajrat më të mirë esencialë për stinën e verës që po vjen.

Reklamë
Reklamë

Për të qendruar të freskët, mendje gjallëruar, plot energji duke sfiduar temperaturat e larta, stresin e pickimet nga insektet gjithashtu.

Më poshtë një guidë e vlefshme e AgroWeb.org për t’i mbijetuar stinës së nxehtë.

1. Vaji i Lavandës

Ripërtëritës për të gjitha tipet e lëkurës, lehtëson irritimet dhe plagët, redukton aknet, përmirëson ekzemat.

Zbut ankthin dhe stresin duke i zëvendësuar me shlodhje. Me përmbajtjen e fuqishme të antioksidantëve ndihmon në zvogëlimin e plakjes, hap poret duke i dhënë lëkurës freski dhe jetë.

Është i mrekullueshëm në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, qetësimin e nervave dhe përmirësimin e gjumit.

E njohur për përdorimin e saj si aromë terapie edhe në ambjentet e shtëpisë, kjo esencë dhuron pozitivitet në mendje duke çliruar ndjesinë e rehatisë.

2. Vaji i Rozmarinës

Një tonik fantastik me shumë përdorime. Gjallëron mendjen dhe shpirtin.

I duhuri për bukurinë e fytyrës. Është antiseptiku natyral për të larguar mikrobet dhe pastruar plagët.

Një përdorues shumë i mirë në sallatat verore, kryesore ato të gjelbra. Stimulon urinë dhe njëkohësisht ndihmon në sistemin e tretjes, lehtëson dhimbjen e stomakut.

Është një vlerë e shtuar që stimulon forcimin e imunitetit, shëndetin e gojës, qarkullimin e gjakut si dhe shërben si detoksifikues për mëlçinë.

3. Vaji nga Çaji i Gjelbër

Dhuron plot dobi për lëkurën, organizmin dhe mendjen. Është fantastik nëse përdoret si deodorant natyral dhe si pastrues tonik për fytyrën.

Cilësohet si shëruesi i bekuar për të gjitha llojet e infeksioneve, sidomos ato virale. Lehtëson skuqjen e lëkurës, ripërtërin dëmtimet e saj. Vret mikrobet dhe largon insektet. Ideal për masazhe gjatë verës.

Çliron freski si ajër i pastër.

4. Vaji i Limonit

I shkëlqyer në mbrojtjen e lëkurës, nxit humorin e mirë, rrit përqendrimin dhe kthjelltësinë e të menduarit.

Kryen një punë të shkëlqyer në largimin e insekteve. Ofron shumë vlera terapeutike për njeriun. Është një antioksidant i fuqishëm.

Vaji i limonit lufton njollat që lënë pas plagët, por edhe parazitet është një nga pastruesit më të mirë të lëkurës që egzistojnë.

Largon papastërtitë, qelizat e vdekura dhe toksinat që mund të penetrojnë në lëkurë.

5. Vaji i Kamomilit

Shumë i vyer për tu përdorur në stinën e Verës. Vaji i butë që qetëson nervat, mban të lëmuar e të freskët lëkurën.

Zbut irritimet nga pickimet e insekteve. Një hidratues natyral.

Trajton dhe shërben çdo problem me lëkurën, minimizon rrudhat dhe është fantastik në zhdukjen e rrathëve të zinj poshtë syve.

Ka vlera të shumëfishta edhe në hidratimin e flokëve, duke u ofruar atyre shkëlqim dhe butësi./AgroWeb.org

The post Freski dhe Energji – 5 Vajrat më të Mirë Esencialë për Stinën e Verës appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.