Mbi 3.5 mln euro në vetëm një javë, pas muajsh eksport, thatësira na rikthen te importi

Mbi 3.5 milionë euro në vetëm një javë. Kaq para ka shpenzuar KESH për të blerë energji elektrike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur dy tenderë me anë të së cilëve ka blerë 41 mijë e 532 megavat/orë energji, me çmim mesatar 85.6 euro. Kjo për shkak të mungesës së reshjeve dhe parashikimeve për vijim të […]

Qeshor 20, 2024 - 21:40
 0
Mbi 3.5 mln euro në vetëm një javë, pas muajsh eksport, thatësira na rikthen te importi
Reklamë
Reklamë

Mbi 3.5 milionë euro në vetëm një javë. Kaq para ka shpenzuar KESH për të blerë energji elektrike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur dy tenderë me anë të së cilëve ka blerë 41 mijë e 532 megavat/orë energji, me çmim mesatar 85.6 euro.

Kjo për shkak të mungesës së reshjeve dhe parashikimeve për vijim të thatësisë e cila pritet të bëhet edhe më e ashpër në dy muajt në vijim. Rrezet e forta të diellit kanë ulur në 290 metër rezervën hidrike në liqenin e Fierzës, më të madhin në kaskadën e Drinit.

Të dhënat nga bursa hungareze HUPX tregojnë se për shkak të kërkesës së lartë që shumë vende europiane po kanë, çmimi i energjisë elektrike po rritet. Nga më pak se 100 euro të mërkurën, një megavat energji është rritur në mbi 125 euro.

Reklamë
Reklamë

Dalja në importe e KESh vjen pas shumë muajsh shitje të energjisë si pasojë e mbiprodhimit. Kryesisht në prill e maj, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare kishte provuar të menaxhonte rezervën hidrike me anë të procedurës së optimizimit. Pra KESH shiste energji në periudhë piku dhe blinte në kohën kur energjia ishte më e lirë.

Importet e energjisë pritet të vijojnë së paku deri në fundin e muajit gusht për të përballuar edhe kërkesën e shtuar që vjen nga turizmi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.