OBSH paralajmëron për qarkullimin e ilaçeve të falsifikuara për diabetin në mbarë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një deklaratë të saj paralajmëroi se ilaçe të falsifikuara të diabetit kanë qenë në qarkullim që nga viti 2022. Sipas saj ky problem ka prekur të gjitha rajonet e botës. Autoriteti shëndetësor iu referua në mënyrë specifike gjetjeve në Britani të Madhe, SHBA dhe Brazil që nga tetori 2023. […]

Qeshor 21, 2024 - 22:35
 0
OBSH paralajmëron për qarkullimin e ilaçeve të falsifikuara për diabetin në mbarë botën
Reklamë
Reklamë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një deklaratë të saj paralajmëroi se ilaçe të falsifikuara të diabetit kanë qenë në qarkullim që nga viti 2022. Sipas saj ky problem ka prekur të gjitha rajonet e botës.

Autoriteti shëndetësor iu referua në mënyrë specifike gjetjeve në Britani të Madhe, SHBA dhe Brazil që nga tetori 2023.

Ilaçi ka të bëjë me Ozempic, një ilaç që përmban përbërësin aktiv semaglutide, i cili është gjithashtu i miratuar në BE për trajtimin e diabetit të tipit 2.

Reklamë
Reklamë

Versioni i falsifikuar duket identik me ilaçin e vërtetë. Për shkak se produkti gjithashtu largon oreksin, gjithnjë e më shumë po rekomandohet për humbje peshe.

“Por barnat e falsifikuara mund të mos përmbajnë sasinë e duhur të përbërësve aktivë dhe për këtë arsye mund të çojnë në sheqer të pakontrolluar te diabetikët”, tha OBSH, duke shtuar se ato gjithashtu mund të përmbajnë përbërës të tjerë aktivë që paraqesin rreziqe për shëndetin.

OBSH u bëri thirrje mjekëve, farmacistëve, autoriteteve rregullatore dhe publikut të jenë vigjilentë.

“Njerëzit duhet të blejnë ilaçe vetëm me recetë nga farmacitë dhe jo në internet”, tha OBSH.

“Përdoruesit duhet të sigurojnë që shkalla e dozës së insulinës të shfaqet saktë”, shtoi organizata.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.