Demonstrata masive antiqeveritare në Izrael, rreth 150 mijë qytetarë në rrugë kundër Netanyahut

Dhjetëra mijëra njerëz u derdhën në rrugët e Tel Avivit dhe qyteteve të tjera izraelite të shtunën mbrëma për të denoncuar qeverinë Netanyahu dhe për të kërkuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Organizatorët e tubimit në Tel Aviv thanë se kjo ishte demonstrata më e madhe që nga shpërthimi i […]

Qeshor 23, 2024 - 14:55
 0
Demonstrata masive antiqeveritare në Izrael, rreth 150 mijë qytetarë në rrugë kundër Netanyahut
Reklamë
Reklamë

Dhjetëra mijëra njerëz u derdhën në rrugët e Tel Avivit dhe qyteteve të tjera izraelite të shtunën mbrëma për të denoncuar qeverinë Netanyahu dhe për të kërkuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Organizatorët e tubimit në Tel Aviv thanë se kjo ishte demonstrata më e madhe që nga shpërthimi i luftës. Raportet izraelite bëjnë me dije se kishte rreth 150,000 protestues anti-qeveritar në Tel Aviv, ndërsa demonstrata të fuqishme u zhvilluan gjithashtu në Jerusalem, Haifa dhe qytete të tjera.

Duke iu drejtuar turmës në Tel Aviv, Yuval Diskin, ish-kreu i Shin Bet (shërbimi i brendshëm i sigurisë së Izraelit), e quajti Benjamin Netanyahu “kryeministrin më të keq” që Izraeli ka pasur ndonjëherë.

Reklamë
Reklamë

Me rastin e ditëlindjes së 20-vjeçares Naama Levi, e cila është në mesin e pengjeve të zhdukur në Rripin e Gazës, protestuesit lëshuan balona në qiell dhe shpërndanë kek.

“Ajo duhet të ishte këtu me familjen dhe miqtë e saj”, tha babai Yoni Levi, 52 vjeç, i cili kishte veshur një bluzë me foton e vajzës së tij.

Gazeta amerikane The Ëall Street Journal raportoi në një raport të fundit se pengjet ende gjallë mund të jenë vetëm rreth 50. Zyrtarisht, ende nuk dihet fati i rreth 120 të burgosurve që u rrëmbyen në sulmin e 7 tetorit dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.