A ia vlen ?

Nga Artur Ajazi Në një kohë kur vendi po kalon ditë të nxehta vere, me temperatura mbi 40 gradë, në një kohë kur shqiptarët kanë 1001 halle, probleme, po merren me të korrurat, të mbjellat, provimet e maturës, notat mesatare, në një kohë kur bota po “zjen” nga luftrat në Europë e kudo tjetër, a […]

Qeshor 23, 2024 - 18:05
 0
A ia vlen ?
Reklamë
Reklamë

Nga Artur Ajazi

Në një kohë kur vendi po kalon ditë të nxehta vere, me temperatura mbi 40 gradë, në një kohë kur shqiptarët kanë 1001 halle, probleme, po merren me të korrurat, të mbjellat, provimet e maturës, notat mesatare, në një kohë kur bota po “zjen” nga luftrat në Europë e kudo tjetër, a ja vlen të merresh me një parti shkatarraqe ?

A ja vlen të merresh me një forcë politike “vetëvrasëse”, që nuk i interesojnë hallet e shqipëtarëve, rritja e rrogave dhe pensioneve, integrimi vendit në BE, rendi dhe siguria për qytetarët ?  A ja  vlen që për interesat e një grushti njerëzish, apo të një njeriu të vetëm, të dalësh mes Tiranës dhe veç vapës me mbi 40 gradë, të djegësh goma, të hedhësh molotovë mbi institucionet dhe policinë ?  A ja vlen që për “hatërin”  e një njeriu që na paskësh qenë “themeluesi i demokracisë në Shqipëri”, të digjen fatet e mijëra e mijëra shqipëtarëve që aspirojnë për arsimim, punësim, rend dhe siguri, për progres dhe të drejta më të mëdha  jetësore ? A ja vlen që për fatin e një njeriu të vetëm, që e ka zgjedhur tanimë “fatin e tij politik”, të mblidhen çdo pasdite poshtë ballkonit të tij, të prishin qetësinë e krejt  lagjes, dhe të shqetësojnë strukturat e policisë, orar pa orar ? A  ja  vlen që çdo  ditë të merren mediat, apo dhe ambasadat me deklaratat e një  njeriu të vetëm, që ka futur gjithë dynjanë në telashe për hallin e tij ?  A ja vlen që qeveria, ministritë e saj, organet e drejtësisë, apo dhe ndonjë ambassador i huaj, të merret dhe ti japë “xhevap” njeriut , i cili, do të ishte shpallur “shenjtor lirie” , në rast se do të ishte tërhequr, për të mos u kthyer më në politikën aktive ?  A  ja  vlen që të sakrifikohet  një parti politike, e cila u krijua si grupim  idealistësh nga studentët e Dhjetorit ’90, për fatin e një njeriu që e ka mbushur kohën fizike për të qenë në pension ? A ja vlen që në 2024, plot 34  vjet pas rënies së sistemit komunist, të merremi me biografinë e njëri-tjetrit,  dhe të shajmë  akuzojmë, dhe  shigjetojmë  ashpër njëri-tjetrin, për ndasitë politike, vetëm e vetëm sepse nuk mund  ti hiqet “non-grata” kryetarit  të përjetshëm ?

Reklamë
Reklamë

Mendoj se për këto dhe të gjitha  faktet dhe hamendësitë e tjera, duhet të ketë një reagim ndryshe nga opinion publik, grupimet e interesit  dhe krejt shoqëria, për të ndryshuar gjithçka lidhet me të përditshmen tonë. Kurrësesi nuk duhet të na rrëmbejnë pasionet e së shkuarës, dhe inatet e të tashmes politike.

Në demokraci, liria e fjalës, mendimit dhe e veprimit, lidhen me shkallën e  formimit, shkollimit, dhe qytetërimit të çdo populli. Shqipëtarët  janë shquar dhe vazhdojnë të jenë, popull me zgjuarsi  natyrale, dhe kanë ditur gjithmonë të kenë  dhe të ruajnë  parime të kultivuara  qytetarie.

Pas një tranzicioni të stërzgjatur, zgjedhjet e vitit 2025, patjetër do të vendosin të tjera balanca politike, sociale dhe shoqërore,  ku natyrisht do të spikasë  vota e hedhur për progresin dhe jo regresin, për vazhdimësinë e qeverisjes  së duhur, duke i shërbyer  interesit të shumicës së shqiptarëve, dhe aspak pakicës  destruktive, që  vazhdon të krijojë telashe, dhe pengesa në rrugëtimin euroatlantik të Shqipërisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.