“E kam vëzhguar Spanjën”, Silvinjo: Ndeshja e vështirë, por djemtë e mi janë ambiciozë
Në konferencën zyrtare për mediat para ndeshjes me Spanjën, tekniku i kombëtares kuqezi, Silvinjo, tha se do të jetë e vështirë përballë një prej skuadrave më të mira në botë, por Shqipëria do të tentojë fitoren. “Spanja më ka mirëpritur mua, dhe familjen time, por fati është një gjë e mrekullueshme. Të luaj kundër Spanjës […]
Në konferencën zyrtare për mediat para ndeshjes me Spanjën, tekniku i kombëtares kuqezi, Silvinjo, tha se do të jetë e vështirë përballë një prej skuadrave më të mira në botë, por Shqipëria do të tentojë fitoren.
“Spanja më ka mirëpritur mua, dhe familjen time, por fati është një gjë e mrekullueshme. Të luaj kundër Spanjës është fantastike. Do të jetë një ditë që s’do ta harroj. Nga ana tjetër, jam i lumtur që drejtoj skuadrën shqiptare. Kemi bërë një lojë të mirë për të ardhur këtu. Një mundësi e madhe për ne dhe do të tentojmë që të dalim në fushë dhe të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë. E dini më mirë që Spanja në ADN-në e vet, ka shumë cilësi në mes të fushës dhe jo vetëm pasi skuadra spanjolle ka lojtarë që janë të rrezikshëm dhe të mirë, si në qendër ashtu edhe në krah. Ka më shumë cilësi sa i përket skuadrës dhe lojtarëve që luajnë në krah dhe qendër. I kam vëzhguar muajt e fundit që kur është hedhur shorti, janë të mirë dhe në mbrojtje. Krijojnë shumë pak hapësirë dhe gjatë kohës që qëndrojnë para topit. Kam dëgjuar se Spanja mund të jetë skuadra më e mirë në grup. Kemi përballë një skuadër të vështirë, dhe lojë të vështirë por kemi lojtarë ambiciozë dhe jemi shumë të ekzaltuar dhe presim të luajmë një lojë të mirë kundër Spanjës.”
I pyetur nëse do të jetë kjo ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij si trajner, Silvinjo tha se është ende i ri por situata aktuale në Grupin B, ku Shqipëria mund të kualifikohet më tej, i jep një rëndësi të tillë sfidës.
“Unë jam ende i ri. Është një ndeshje me rëndësi dhe një ndeshje që nuk do ta harroj. Luaj kundër Spanjës për herë të parë. Jam gjysmë spanjoll, gjysmë brazilian në fakt. Situata mund ta bëjë ndeshjen më të rëndësishme për mua, pas barazimit në minutën e fundit kundër Kroacisë, ja ku jemi këtu.”
/a.r
What's Your Reaction?