Rëndësi, në fund të fundit, ka vetëm rezultati! Të tjerat janë llogje…
Nga Edvin Kulluri Njeriu mund te besoje ne gjera te ndryshme per sa kohe eshte i lire te zgjedhe. Cdo politikan apo aktivist politik aq me teper mund te besoje ne nje gje qe e konsiseron te drejte dhe te prije apo ti bashkohet asaj ideje apo perfytyrimi qe e konsideron si alternativen me te […]
Nga Edvin Kulluri
Njeriu mund te besoje ne gjera te ndryshme per sa kohe eshte i lire te zgjedhe. Cdo politikan apo aktivist politik aq me teper mund te besoje ne nje gje qe e konsiseron te drejte dhe te prije apo ti bashkohet asaj ideje apo perfytyrimi qe e konsideron si alternativen me te mire per shoqerine. Dhe per te arritur kete qellim duhet te perdore cdo mjet legjitim per ta arritur. Por nese ajo ide apo perfytyrim nuk realizohet, duhet reflektim. Ndryshim.
Historia nuk e kthen te shkuaren pas e as e ndryshon dot ate qe ka ndodhur. E aq me pak historia nuk perseritet ne menyre ciklike e as i nenshtrohet ndonje rendi te percaktuar sic pretendojne marksistet. Historia vlen per te mos bere te njejtat gabime sipas konservatoreve. Pra asaj qe eshte e djathta!
Fatkeqesisht me te djathten shqiptare ndodh e kunderta, shume njerez perserisin te njejtat gabime me nje kokefortesi ne kufijte e marrezise. Dhe jemi ne kushtet qe rrotullohemi ne vend pa asnje rrugedalje. Ashtu si cdo njeri meriton ti jepet nje shans i dyte, por vetem kaq. Ashtu sic i njejti model qe nuk funksionon ne menyre te persepritur, nuk con askund. Ndaj cdo njeri normal kerkon rruge te reja per te arritur qellimet e mira qe mendon se perfaqeson.
Per Partine Demokratike vendimi i Gjykates se Apelit duhet te ishte dhe duhet te jete nje mundesi tjeter per reflektim. Fakti eshte se Rithemelimi tashme me Vule nuk ka cfare ofron pasi eshte model i ezauruar, pasi tradhetoi veten dhe njerezit qe e mbeshteten ne funksion te nje njeriu dhe nje rrethi te tij te afert. Ndersa ish Partia Demokratike Zyrtare(sic e etiketonin mediat) nuk arriti dot te garonte dot me Rithemelimin pavaresisht nga qellimi i mire i nje grupi politikanesh ne krye te saj dhe atyre qe e mbeshteten. Fakti eshte se jo vetem qe gjyqi u humb por mbi te gjitha gara me Rithemelimin per nje model te ndryshem nuk dha rezultatin qe pritej.
Thelbi i ceshtjes eshte se 104 mije votat e 14 majit dhe mbi 150 mije te tjera qe nuk shkojne ne kutite e votimit qe pas 2013 kerkojne perfaqesim. Keta votues nuk shkojne drejt Berishes e nderkohe duan nje model tjeter qe ti binde per te shkuar ne zgjedhje. E problemi kryesor (pasi ka dhe te tjera ideologjike) mbetet protagonizmi i NJESH-it. Model qe Rama dhe Berisha e kane instaluat qartazi ne vitin 2008 dhe ndryshimet kushtetuese dhe kodin zgjedhor. Kush kerkon te munde kete model duhet me se paku te jete i ndryshem per te mos thene radikalisht i kundert. Cdo protagonizem personal qe bazohet ne NJESH-in absolut vetem sa legjitimon sistemin e mbrapshte aktual Rilindje-Rithemelim. Kjo vlen per cdo parti apo grupim qe kerkon te jete alternative e konjuktures aktuale qe i ka marre frymen Shqiperise. NJESh-i eshte ceshtje parimi dhe jo emri. Perndryshe shnderrohet ne nje “verre ne uje” cdo perpjekje e ndryshme me te njejten filozofi te gabuar!
Populli opozitar jo Berishist ka vetem nje rruge! Modelin e hapur dhe bashkepunues. Perndryshe cdo “film” i pare me shume se nje here ka vetem nje fund! Ate qe eshte pare e sterpare me shume se nje here ne keto 16 vite!
What's Your Reaction?