Lutet për bukë dhe strehë, nëna me dy fëmijë të mitur e braktisur nga të gjithë

Ylema Dulaj, nënë e dy fëmijëve të mitur 6 dhe 4-vjeçarë, ndodhet në mes të katër rrugëve, në fshatin Krahës 1 të bashkisë së Memaliajt. Kjo ngrehinë, që një zot e di se si mbahet në këmbë është streha, ku Ylema përpiqet të gatuajë ndonjë gjë dhe t’i vërë në gjumë fëmijët e saj. E […]

Qeshor 24, 2024 - 15:55
 0
Lutet për bukë dhe strehë, nëna me dy fëmijë të mitur e braktisur nga të gjithë
Reklamë
Reklamë

Ylema Dulaj, nënë e dy fëmijëve të mitur 6 dhe 4-vjeçarë, ndodhet në mes të katër rrugëve, në fshatin Krahës 1 të bashkisë së Memaliajt.

Kjo ngrehinë, që një zot e di se si mbahet në këmbë është streha, ku Ylema përpiqet të gatuajë ndonjë gjë dhe t’i vërë në gjumë fëmijët e saj.

E divorcuar nga bashkëshorti, i cili e keqtrajtonte dhe e braktisur edhe nga prindërit e saj, nëna e dy fëmijëve ndodhet nën mëshirën e Zotit. Ka vështirësi edhe për të siguruar bukën për fëmijët, pa menduar për nevojat e tjera. Dhe për më tepër edhe kjo ngrehinë nuk është e saja dhe disa herë pronari e ka larguar, por ajo është rikthyer sërish në pamundësi për të siguruar ndonjë strehë tjetër.

Reklamë
Reklamë

Bashkia e Memaliajt është mjaftuar me një pagesë kempi prej rreth 7 mijë lekësh, ndërsa ajo megjithë problemet fizike, detyrohet të mbledhë kanaçe, ndërsa herë pas here fëmijët detyrohen të lypin pranë rrugës së makinave.

Lutja e saj për bashkinë e Memaliajt dhe shoqërinë, është një strehë për fëmijët, pasi pas verës vjen vjeshta dhe dimri dhe kjo ngrehinë rrezikon që t’i zërë brenda./a2

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.