VIDEO/ Atmosferë e zjarrtë: Mijëra tifozë ‘pikturojnë’ kuqezi Dusseldorfin, këngë dhe valle tradicionale para Spanjës! ‘Uragani’ marshon drejt stadiumit
Mijëra tifozë shqiptarë kanë ‘pikturuar’ kuqezi Dusseldorfin. Tifozët e Kombëtares shqiptare mbushën rrugët e qytetit gjerman në mbështetje të kuqezinjve, të cilët sonte në 21:00 përballen me Spanjën. Të veshur kuqezi, me flamuj nëpër duar, tifozët shqiptarë kërcyen me këngë tradicionale shqiptare. Tifozët marshuan drejt stadiumit, i cili ka hapur dyert për përballjen Shqipëri-Spanjë për […]
Mijëra tifozë shqiptarë kanë ‘pikturuar’ kuqezi Dusseldorfin. Tifozët e Kombëtares shqiptare mbushën rrugët e qytetit gjerman në mbështetje të kuqezinjve, të cilët sonte në 21:00 përballen me Spanjën.
Të veshur kuqezi, me flamuj nëpër duar, tifozët shqiptarë kërcyen me këngë tradicionale shqiptare. Tifozët marshuan drejt stadiumit, i cili ka hapur dyert për përballjen Shqipëri-Spanjë për EURO 2024. Report Tv dhe Shqiptarja.com me gazetarin Ernest Koçi sjellin atmosferën nga Gjermania.
Ndeshja me Spanjën shihet shumë e vështirë nga tifozët, por ata shpresojnë dhe urojnë një fitore. 3 pikëshi do të t’i siguronte Shqipërisë kalimin në fazën tjetër të europianit.
What's Your Reaction?