Pothuaj 80% vlerësim pozitiv për kombëtaren shqiptare, edhe pse u eliminua

Nga Eduard Zaloshnja Pas eliminimit të kombëtares sonë nga kampionati europian, dy portale të mirëndjekura shqiptare, BalkanËeb dhe Shqiptarja.com pyetën audiencën e tyre për vlerësimin që kishin rreth performancës së ekipit tonë në këtë turne. Deri në orën 16:30 të datës 25 qershor, pothuaj 4000 lexues i ishin përgjigjur kësaj pyetje dhe pothuaj 80% e […]

Qeshor 25, 2024 - 16:55
 0
Pothuaj 80% vlerësim pozitiv për kombëtaren shqiptare, edhe pse u eliminua
Reklamë
Reklamë

Nga Eduard Zaloshnja

Pas eliminimit të kombëtares sonë nga kampionati europian, dy portale të mirëndjekura shqiptare, BalkanËeb dhe Shqiptarja.com pyetën audiencën e tyre për vlerësimin që kishin rreth performancës së ekipit tonë në këtë turne. Deri në orën 16:30 të datës 25 qershor, pothuaj 4000 lexues i ishin përgjigjur kësaj pyetje dhe pothuaj 80% e tyre kishin dhënë një vlerësim pozitv për performancën e kombëtares tonë në Euro 24. Vetëm 17% kishin vlerësim negativ.

Analistë sportivë, ish-futbollistë, ish-trajnerë, supermodele, etj. etj. kanë dhënë opinione nga më të ndryshmet nëpër ekrane për ekipin tonë kombëtar qysh nga mbarimi i ndeshjes kundër Spanjës, por 4000 lexuesit e thjeshtë të portaleve të mësipërme kanë një zë shumë më të fuqishëm statistikor – ata përfaqsojnë miliona shqiptarë që kanë ndjekur me ethe kombëtaren tonë në Euro 24.

Reklamë
Reklamë

Në fakt, Federata Shqiptare e Futbollit bën mirë të zhvillojë një sondazh rigoroz shkencor, për të mbledhur opinionet e shqiptarëve kudo që janë për kombëtaren tonë, Sepse në fund të fundit, janë 10 milionë shiptarët ata që e mbështesin, presin dhe vlerësojnë se si na ka përfaqsuar kombëtarja jonë në futboll!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.