Taksistët çohen në protestë, kërkojnë të ndryshohet ligji për dhënien e licencës
Sindikata e pavarur e taksive ka dalë këtë të mërkurë në një protestë paqësore në Sheshin “Nënë Tereza”. Për RTSH-ën, ata thanë se kërkojnë të ndryshohet ligji për dhënien e licencave pa kriter, pasi sipas tyre rregulli ka qenë një taksi për një mijë banor, ndërsa tejkalimi i këtij raporti dhe rritja e çmimit të […]
Sindikata e pavarur e taksive ka dalë këtë të mërkurë në një protestë paqësore në Sheshin “Nënë Tereza”.
Për RTSH-ën, ata thanë se kërkojnë të ndryshohet ligji për dhënien e licencave pa kriter, pasi sipas tyre rregulli ka qenë një taksi për një mijë banor, ndërsa tejkalimi i këtij raporti dhe rritja e çmimit të naftës janë dy shkaktarët që po i çon ata drejt falimentit.
Sindikata e pavarur e taksive, të cilët i kanë dërguar kërkesat e tyre në organet përkatëse, paralajmëruan se do të vijojnë protestat në rast se nuk marrin përgjigje.
/a.r
What's Your Reaction?