“Metamorfoza”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, lihet në burg biznesmeni Pëllumb Gjoka

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për revokim të masës së sigurisë. Vendimi u mor nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, ku Gjoka kundërshtonte vendimin e Apelit të Posaccëm për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”. “Mospranimin e rekursit të paraqitur […]

Qeshor 28, 2024 - 10:15
 0
“Metamorfoza”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, lihet në burg biznesmeni Pëllumb Gjoka
Reklamë
Reklamë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për revokim të masës së sigurisë.

Vendimi u mor nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, ku Gjoka kundërshtonte vendimin e Apelit të Posaccëm për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Pëllumb Gjoka, kundër vendimit nr. 30 (87-2023-45), datë 15.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar.

Reklamë
Reklamë

Sipas SPAK Pëllumb Gjoka akuzohet për vrasje me paramendim në lidhje me ekzekutimin e Gjin Ndoj, krim i ndodhur në gusht të vitit 2020 në Shkodër.Gjoka gjithashtu akuzohet edhe për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje në dëm të Kleant Musabelliut dhe Dorian Dulit.

Ndaj tij rëndojnë dhe akuzat e grupit të strukturuar kriminal, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.