Futbolli shqiptar në zi! Ndahet nga jeta legjenda Bejkush Birçe

Legjenda e futbollit, Bejkush Birçe është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Presidenti i FSHF, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e

Qeshor 30, 2024 - 12:45
 0
Futbolli shqiptar në zi! Ndahet nga jeta legjenda Bejkush Birçe
Reklamë
Reklamë

Legjenda e futbollit, Bejkush Birçe është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Birçes, ndërsa thotë se ai ka dhënë një kontributë të madh në futbollin shqiptar.

“Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë”, shkruan Duka.

Reklamë
Reklamë

“I pikëlluar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes! Kemi humbur një nga njerezit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues në FSHF. Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë.

Në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit shqiptar, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes, së afërmve dhe miqve, të cilët kanë humbur një njeri shumë të dashur për ta. U prehsh në paqe Bejkush Birçe!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Dukës.

Birçe, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)


Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon.

Gjithashtu, ai mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi kuqezinjtë në vitet ’90, në një periudhë të vështirë për vendin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.