Nuk është Ronaldo! Heroi i Portugalisë quhet Diogo Costa, luzitanët kalojnë në çerekfinale
Portugalia është kualifikuar për në çerekfinalet e kampionatit europian pas gjuajtjeve të penalltive. Nuk ishte Kristiano Ronaldo, por Diogo Costa heroi i Portugalisë
Portugalia është kualifikuar për në çerekfinalet e kampionatit europian pas gjuajtjeve të penalltive.
Nuk ishte Kristiano Ronaldo, por Diogo Costa heroi i Portugalisë mbrëmjen e sotme, i cili arriti të presë tre penallti radhazi.
120 minutat përfunduan me rezultatin e bardhë 0-0. Duhet përmendur se Kristiano Ronaldo pati 2 mundësi të arta për të mbyllur ndeshjen. Të parën në fundin e pjesës së dytë, por topi i tij u prit nga Oblak, dhe rastin e dytë edhe më flagrant në minutën e 105-të.
Orsato akordoi penallti për Portugezët në fundin e pjesës së parë të shtesës, të cilën e mori përsipër Ronaldo, por nuk arriti të shënojë përballë Oblak.
Ndërkohë që Sesko i Sllovenisë humbi një rast të artë në fundin e ndeshjes, ku u ndal nga Diogo Costa.
Ishte po Diago Costa i cili priti tre penallti radhazi të Sllovenisë, duke mos pësuar asnjë gol. Portugalia do të përballet me Francën në çerekfinale.
What's Your Reaction?