Le Pen akuzon Macron për grusht shteti

Marine Le Pen, drejtuese e ekstremit të djathtë (RN), e cila triumfoi në zgjedhjet e raundit të parë në zgjedhjet e Francës ka

Korrik 2, 2024 - 13:00
 0
Le Pen akuzon Macron për grusht shteti
Reklamë
Reklamë

Marine Le Pen, drejtuese e ekstremit të djathtë (RN), e cila triumfoi në zgjedhjet e raundit të parë në zgjedhjet e Francës ka akuzuar Macron për grusht shteti, bazuar në protestat e organizuara nga votuesit si dhe duke thenë se ka bërë një sërë emërimesh në poste kyçe për të penguar formimin e qeverisë së ardhshme

Mediat e huaja bëjnë me dije se ajo ka thenë se në kohën që po përgatitet për një koalicion qeveritar me të djathtën ekstreme, votuesit e Macron po përdorin të drejtën e emërimit deri në momentin e fundit.

“Është një formë e grushtit të shtetit administrativ ,” deklaron Le Pen.

Reklamë
Reklamë

“Macron kërkon të kompensojë votën e qytetarëve me rezultatin e zgjedhjeve duke emëruar njerëzit e tij për të penguar francezët nga duke ushtruar politikën që duan”, shtoi ajo.

RN dhe aleatët e saj fituan raundin e së dielës me 33% të votave, e ndjekur nga një bllok i krahut të majtë me 28% dhe shumë përpara aleancës së gjerë të centristëve të Presidentit Emmanuel Macron, i cili shënoi vetëm 22%, treguan rezultatet zyrtare./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.