“Toka mund të më gëlltisë”, gropa të thella hapen në tokat bujqësore
Dy gropa gjigante janë shfaqur në Konya, një provincë e madhe bujqësore në Turqi, në tokën e një fermeri. “Sa herë që jam duke punuar tokën, mendoj se toka mund të hapet papritur e të më gëlltisë brenda, por nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të punoj, të mbaj familjen”, thotë Fatih Sik, fermeri turk. Kjo pjesë […]
Dy gropa gjigante janë shfaqur në Konya, një provincë e madhe bujqësore në Turqi, në tokën e një fermeri. “Sa herë që jam duke punuar tokën, mendoj se toka mund të hapet papritur e të më gëlltisë brenda, por nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të punoj, të mbaj familjen”, thotë Fatih Sik, fermeri turk.
Kjo pjesë e Anadollit qendror ka pasur gropa të tilla prej shekujsh, mirëpo numri i tyre është rritur shumë, vitet e fundit, pasi mungesa e shirave i ka detyruar bujqit të hapin puse për ujitje, duke shkaktuar kështu rrëshqitje dherash.
Shumë prej gropave janë jashtëzakonisht të thella, duke u zhytur deri në 50 metra. Gjenden kudo në këtë zonë dhe mund të hasen edhe në fushat e mëdha me misër, panxharë dhe grurë.
“Një nga faktorët kryesorë të hapjes së gropave është ndryshimi i klimës”, thotë Arif Delikan, një profesor i Universitetit Teknik të Konya-s, i cili ka identifikuar 640 gropa të përmasa të ndryshme në zonë. Ato mund të formohen natyrshëm ose përmes veprimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të njerëzve.
Pavarësisht rrezikut të madh që paraqesin, vendasit kanë ditur t’i shfrytëzojnë këto gropa edhe për turizëm. Një hotel luksoz me 13 dhoma që ndodhet në buzë të gropës më të vjetër në zonë është hapur, së fundmi, për të pritur vizitorët kuriozë nga e gjithë bota.
/a.r
What's Your Reaction?