Ndihmoi të bijën të abortonte foshnjën 7 muajshe, zbulohet kërkesa e prokurorisë për shqiptaren
Pas dyshimeve se një grua ka ndihmuar vajzën e saj që të kryente abort të kundërligjshëm në Podujevë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet, XH.L. Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. Sipas […]
Pas dyshimeve se një grua ka ndihmuar vajzën e saj që të kryente abort të kundërligjshëm në Podujevë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet, XH.L. Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Sipas saj, kjo kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës është bërë për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”. “Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’, sipas KPRK-së”, -ka thënë Ulaj.
Në media u raportua se vajza e cila ka kryer abort është 19-vjeçare dhe nëna e saj rreth 40 vjeçe.
Policia konfirmoi sot se 19-vjeçarja kishte kërkuar kujdes mjekësor në QKUK dhe se ajo dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme./ s.e
What's Your Reaction?