EURO2024/ Gazetarja e rreptë me kombëtaren: Edhe notë 5 e ka me hatër!
Ndryshe nga parafolëset e saj në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Trevisa Tufa dhe Kejsi Tafili që e vlerësuan performancën e kombëtares në Euro 2024 me notat 6.5 dhe 8.5, Enkeleida Zeko nuk u tregua kaq ‘bujare’. Gazetarja i vuri ekipit kuq e zi notën kaluese për disa arsye ku një pjesë të madhe të […]
Ndryshe nga parafolëset e saj në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Trevisa Tufa dhe Kejsi Tafili që e vlerësuan performancën e kombëtares në Euro 2024 me notat 6.5 dhe 8.5, Enkeleida Zeko nuk u tregua kaq ‘bujare’. Gazetarja i vuri ekipit kuq e zi notën kaluese për disa arsye ku një pjesë të madhe të vlerësimit e zuri regresi krahasuar me performancën e Euro 2016.
Enkeleida Zeko: Notën 5 do t’i jepja.
Agida Koçi: Kaluese.
Enkeleida Zeko: Kaluese sepse arriti të merrte një pikë në barazimin me Kroacinë, por nëse do të bëja një krahasim me kombëtaren tonë në Euro 2016 që mori 3 pikë dhe u rendit në vendin e parafundit, kombëtarja e mbylli këtë edicion në vendin e fundit me vetëm 1 pikë. Pra si të thuash, nuk pati rritje, nuk pati progres por pati regres. Kështu që duke u nisur nga kjo lloj performance ku nuk luajtëm mirë dhe nuk bëmë një ndeshje të bukur me Italinë, bëmë një ndeshje ku mund të kishim marrë më shumë, por nuk e menaxhuam mirë me Kroacinë dhe morëm vetëm 1 barazim, edhe me Spanjën pastaj që ndoshta me skuadrën e dytë të Spanjës, ne po të kishim patur më tepër kujdes dhe po të kishim arritur të kishim një zotërim më të mirë të lojës, mund të kishim arritur një barazim, duke patur parasysh vendimet që u morën gjatë 90 minutave në këto ndeshje, duke pasur parasysh pritshmëritë që vetë kombëtarja na tha që do të arrijmë të kalojmë grupin dhe do të shkojmë më tej në kampionatin europian, gjë e cila nuk u realizua, unë mendoj që nota 5 është madje edhe pak me hatër për kombëtaren në këtë përfaqësim.
What's Your Reaction?