Analiza/ Pa sulm e pa gola, Franca në vështirësi kundër Portugalisë
Ndërsa të gjitha informacionet e grumbulluara gjatë ditëve bënë opinionin e gjerë sportiv të mendonte se Didier Deshamps do të zgjidhte një diamant 4-4-2 kundër Belgjikës, trajneri i befasoi të gjithë duke rreshtuar një 4-3-3. Një sistem aq më i habitshëm kur shohim se qëndrimi ofensiv i përbërë nga Turam, Mbape, por veçanërisht Grizman në […]
Ndërsa të gjitha informacionet e grumbulluara gjatë ditëve bënë opinionin e gjerë sportiv të mendonte se Didier Deshamps do të zgjidhte një diamant 4-4-2 kundër Belgjikës, trajneri i befasoi të gjithë duke rreshtuar një 4-3-3.
Një sistem aq më i habitshëm kur shohim se qëndrimi ofensiv i përbërë nga Turam, Mbape, por veçanërisht Grizman në të djathtë. Gjatë ndeshjes 53- vjeçari ndjeu se ekipi i tij ishte mjaft solid dhe se ekuilibri nuk duhet të prishej gjatë ndeshjes, ndaj edhe shpenzoi vetëm një nga pesë zëvendësimet e mundshme.. Trajneri ka treguar tashmë se nuk bën ndryshime vetëm për hir të ndryshimit, përveç rasteve kur rezultati është i gjerë.
MBAPE SHQETËSUES – Mbape është ndoshta më i miri në botë dhe nuk është qetësuese në asnjë rast. Ndaj Belgjikës bëri 5 goditje, nuk çoi asnjë në portë, edhe pse ishin tentativa pak a shumë të komplikuara. Ai është lojtari më i mirë i “Gjelave” dhe deri më tani nuk e ka treguar që nga fillimi i kompeticionit. Francës i duhet një Mbape më i fortë për të fituar këtë turne. Ka disa shpjegime, por kryesori është maska e tij. Ajo krijon një mungesë referimi për lojtarin të, veçanërisht në nivelin vizual. Edhe frika nga një kontrast i mundshëm është kufizuese, ndaj vështirë se do të shohim një kapiten më në formë se kaq.
SULMI – Fakti që Franca nuk ka shënuar ende një gol me aksion është më shqetësues se çdo gjë. Mbrojtja ka qenë brilante, por nëse sulmi nuk bën punën është e vështirë të fitosh. Hyrja e Randal Kolo Muani tregoi se është një lojtar që di të përshtatet menjëherë në një ndeshje. Është një avantazh i rëndësishëm të presësh deri në 30 minutat e fundit përpara se ta hedhësh në fushë. Turami humbi pikë të tjera ndaj Belgjikës, por kanë mbetur edhe tre seanca stërvitore para ndeshjes, do të shohim shpejt se çfarë do të vendosë Deshamps. Zhiru ka dalë thuajse fare nga hierarkitë sa që ndaj belgëve nuk u çua as të ngrohej. Ai ka vendin e tij në këtë ekip, por që të luajë duhet që gjërat të shkojnë vërtetë keq për Francën.
What's Your Reaction?