Metoda e re/ Si do të zbulohen pasuritë e pajustifikuara të individëve? Tatimet marrin kompetenca të shtuara

Administrata tatimore do të ketë në fokus të vëmendjes evidentimin e individëve me pasuri të pa justifikuar, pra që nuk kanë të ardhura të ligjshme për blerjen e pronave apo automjeteve që disponojnë. Në strategjinë sektoriale të menaxhimit të financave publike 2023-2030, thuhet se synimi i tatimeve për vitin 2030 është rritja e mobilizimit të […]

Korrik 4, 2024 - 16:35
 0
Metoda e re/ Si do të zbulohen pasuritë e pajustifikuara të individëve? Tatimet marrin kompetenca të shtuara
Reklamë
Reklamë

Administrata tatimore do të ketë në fokus të vëmendjes evidentimin e individëve me pasuri të pa justifikuar, pra që nuk kanë të ardhura të ligjshme për blerjen e pronave apo automjeteve që disponojnë. Në strategjinë sektoriale të menaxhimit të financave publike 2023-2030, thuhet se synimi i tatimeve për vitin 2030 është rritja e mobilizimit të të ardhurave, me qellim për të krijuar hapësirë fiskale për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Dhe për të arritur këtë synim, fokus të veçantë do të ketë vlerësimi i rasteve të pasurisë së madhe të pashpjegueshme të individëve, duke u dhënë inspektorëve kompetencë ligjore për të bërë vlerësime tatimore nëpërmjet metodave indirekte veçanërisht për individët që nuk marrin pjesë në Programin e Deklarimit Vullnetar. Proces që mesa duket ka nisur dhe parashikohet të përmbyllët ne fund të vitit 2026.

Por përveç evidentimit, qëllimi kryesor është taksimi i çdo pasurie të pajustifikuar brenda dhe jashtë vendit, taksë e cila do të jetë më e lartë se ajo që paguhet për pronat e tjera. Sipas dokumentit, për të forcuar pajtueshmërinë midis individëve me pasuri të lartë, është krijuar rishtazi një departament i specializuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Reklamë
Reklamë

Gjithashtu, në vitin 2022 u finalizua një iniciativë fiskalizimi, që synonte t’i jepte këtij institucioni të dhëna të detyrueshme në kohë reale. Kjo përfshin integrimin e një sistemi të Teknologjisë së Informacionit që kap informacionin e arkës dhe të faturave elektronike.

Administrata tatimore synon që përmes reformave të ndërmarra në fushën e administrimit të taksave, në vitin 2027 të arrihet objektivi i të ardhurave tatimore në masën 27.7% e PBB-së ose +2.5% mbi 2019 si viti bazë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.