2024, viti më i sigurt për jetën e banorve të Shqipërisë në dekadën e fundit
Përgatiti Eduard Zaloshnja, PhD Pas sondazheve të projektit të UNDP “Barometri Kombëtar i Perceptimit të Publikut rreth Policisë së Shtetit” (financuar nga një konglomerat ndërkombëtar), Dr. Eduard Zaloshnja i Institutit Agenda zhvilloi edhe një tjetër sondazh elektronik më 1-2 qershor 2024. Sondazhi është në vijim të serisë së sondazheve që Instituti AGENDA ka zhvilluar […]
Përgatiti Eduard Zaloshnja, PhD
Pas sondazheve të projektit të UNDP “Barometri Kombëtar i Perceptimit të Publikut rreth Policisë së Shtetit” (financuar nga një konglomerat ndërkombëtar), Dr. Eduard Zaloshnja i Institutit Agenda zhvilloi edhe një tjetër sondazh elektronik më 1-2 qershor 2024. Sondazhi është në vijim të serisë së sondazheve që Instituti AGENDA ka zhvilluar më parë me financim nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA). Gjithashtu Dr. Zaloshnja ka kryer edhe një analizë të vdekjeve/plagosjeve nga krimet dhe aksidentet rrugore për dekadën e fundit.
GJETJET E ANALIZËS SË SIGURISË DHE BAROMETRIT TË FUNDIT
Gjatë 6-mujorit të parë të parë të vitit 2024, vdiqën prej krimeve 18 shtetas dhe prej aksidenteve rrugore 74 shtetas, nga 10594 që vdiqën gjithsej në këtë 6-mujor. Pra vetëm 0.87% e vdekjeve gjithsej u shkaktuan nga krimet dhe aksidentet rrugore (ose 8.7 për 1000 vdekje nga të gjitha shkaqet). Krahasimisht, në të njëjtën periudhë të një viti më parë, vdekshmëria nga krimet dhe aksidentet rrugore ishte 10 për 1000 vdekje nga të gjitha shkaqet. Pra kemi patur një ulje 12.9% të indikatorit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore më 2024 (shihni tabelën më poshtë).
Treguesi | 6-mujori i parë | ||
2024 | 2023 | Pakësimi | |
Vdekjet gjithsej | 10,594 | 10,934 | -3.1% |
Vdekjet rrugore dhe nga krimi | 92 | 109 | -15.6% |
Vdekje rrugore dhe nga krimi për 1000 vdekje | 8.7 | 10.0 | -12.9% |
Ulja e indikatorit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore më 2024 është në vijim të trendit të fortë ulës përgjatë dekadës së fundit (shihni grafikun e mëposhtëm).
Krahasuar me Bashkimin Europian, jemi afruar shumë përsa i përket indikatorit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore, ndërkohë që e kemi 46% më të ulët se sa fqinji ynë i ngjashëm, Mali i Zi (shihni grafikun e mëposhtëm).
Pothuaj treçereku (74.7%) i të anketuarve në Barometrin e qershorit anojnë nga vlerësimi pozitiv për reagimin e Policisë së Shtetit në rastet e dhunës ndaj personit (48.8% pozitiv dhe 25.9% anojnë pozitiv). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.5 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.
Agenda: Çfarë vlerësimi keni për reagimin e Policisë së Shtetit në rastet e dhunës ndaj personit? | ||
% | Shuma | |
Pozitiv | 48.8% | 74.7% |
Anoj pozitiv | 25.9% | |
Anoj negativ | 8.3% | 25.3% |
Negativ | 17.0% |
70.2% e të anketuarve anojnë nga anojnë nga mendimi se Policia e Shtetit do ta përballojë me sukses fluksin e rritur të turizmit këtë sezon (42.7% pozitiv dhe 27.5% anojnë pozitiv). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.4 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.
Agenda: A mendoni se Policia e Shtetit do ta përballojë me sukses fluksin e rritur të turizmit këtë sezon? | ||
% | Shuma | |
Po | 42.7% | 70.2% |
Anoj nga po | 27.5% | |
Anoj nga jo | 11.3% | 29.8% |
Jo | 18.5% |
Plot 83% e të anketuarve ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.75 milionë banorë të rritur gjithsej ndihen të sigurt. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.7 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
Agenda: Sa i/e sigurt ndiheni kur ecni vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar? | ||
% | Shuma | |
Sh. i/e sigurt | 42.8% | 83.0% |
I/e sigurt | 40.2% | |
I/e pasigurt | 11.1% | 17.0% |
Sh. i/e pasigurt | 5.9% |
76.5% e të anketuarve mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.57 milionë banorë të rritur gjithsej banojnë në zona me kriminalitet të ulët. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.6 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
Agenda: Në zonën ku banoni, kriminaliteti është i ulёt apo i lartё? | ||
% | Shuma | |
Shumë i ulët | 51.3% | 76.5% |
I ulët | 25.2% | |
I lartë | 10.6% | 23.5% |
Shumë i lartë | 12.9% |
70.5% e të anketuarve anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.45 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.5 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
Agenda: A reagon shpejt policia ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku banoni? | ||
% | Shuma | |
Po | 57.6% | 70.5% |
Anoj po | 12.9% | |
Anoj jo | 11.9% | 29.5% |
Jo | 17.6% |
77.4% e të anketuarve e ndiejnë praninë e policisë në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.57 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një ulje e animit pozitiv me 1.1 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
Agenda: A e ndieni praninë e policisë në zonën ku banoni? | ||
% | Shuma | |
Po | 67.6% | 77.4% |
Anoj po | 9.8% | |
Anoj jo | 9.9% | 22.6% |
Jo | 12.7% |
70.1% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi; 55.2% pozitiv dhe 14.9% anojnë pozitiv (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.4 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një ulje e animit pozitiv me 1.8 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
Agenda: Çfarë vlerësimi keni në përgjithësi për punën e Policisë së Shtetit? | ||
% | Shuma | |
Pozitiv | 55.2% | 70.1% |
Anoj pozitiv | 14.9% | |
Anoj negativ | 10.5% | 29.9% |
Negativ | 19.4% |
Treçereku i të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e Policisë Rrugore ka ndikuar për parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.5 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.4 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
Agenda: A mendoni se ka ndikuar puna e Policisë Rrugore për parandalim të shkeljeve të kodit rrugor? | ||
% | Shuma | |
Po | 64.5% | 75.0% |
Anoj po | 10.5% | |
Anoj jo | 11.6% | 25.0% |
Jo | 13.4% |
SHËNIME METODOLOGJIKE
- Pyetësori u hartua nga Instituti Agenda, duke u bazuar në pyetësorin e Barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit, që ishte zhvilluar më parë me financim të SCPA.
- U krijua një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik, ku çdo vizitor unik kishte mundësinë ta plotësonte pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve.
- U dërguan 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit, me një link të faqes së mësipërme.
- Faqja e anketimit elektronik u mbyll me plotësimin e kampionit prej 1100 të anketuarish 18 vjeç e sipër.
- Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është plus/minus 3.3%.
- Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësonte popullsinë e rritur shqiptare sa më mirë demografikisht, gjeografikisht, dhe politikisht.
What's Your Reaction?