10 muaj nga ngjarja, ende asnjë akuzë për sulmin serb në Banjskë
“Kur po bëhen 10 muaj nga sulmi terrorit i 24 shtatorit, në veri të Kosovës ende, organi Prokurorisë Speciale të Kosovës, nuk ka përmbyllur hetimet për të ngritur një akuzë për këtë rast si më të rëndin që ka përjetuar shteti i Kosovës.” Retorika në gjuhën politike se duhet të ndëshkohet Serbia, si shtet nxitës, […]
“Kur po bëhen 10 muaj nga sulmi terrorit i 24 shtatorit, në veri të Kosovës ende, organi Prokurorisë Speciale të Kosovës, nuk ka përmbyllur hetimet për të ngritur një akuzë për këtë rast si më të rëndin që ka përjetuar shteti i Kosovës.”
Retorika në gjuhën politike se duhet të ndëshkohet Serbia, si shtet nxitës, dirigjues dhe sponsorizues ka marrë përgjigje, jo pak herë nga BE-ja, me anë të zëdhënësit Peter Stano, i cila ka thënë se për të proceduar me hapa ndaj Serbisë për Banjskën, duhet të finalizohet raporti i hetimeve nga autoritetet e Kosovës. Kjo ka nervozuar jo pak qeverinë në Prishtinë.
Ndërsa njohësi i çështjeve penale, juristi Arbër Jashari, lidhur me vonesat që ka për ngritjen e akuzës nga Prokuroria Speciale, ka listuar dy arsye.
Jashari thekson faktin se “më mirë të jetë një aktakuzë vonuar, që të ketë prova të mira që nuk mund të sfidohen nga pala tjetër.
Kurse eksperti i hulumtimeve në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, thotë për A2CNN, se “ky është një rast shumë i komplikuar”.
Kritika ka për presionin e aktorëve politikë.
Mirëpo, sipas Kodit të ri të Procedurës Penale, hetimi përfundon brenda tre viteve. Por, në bazë të kërkesës së prokurorit të shtetit, “gjyqtari i procedurës paraprake mund të autorizojë zgjatjen e hetimit nga paragrafi 1 i këtij neni deri në një vit, kur prokurori i shtetit dëshmon se hetimi është zhvilluar në mënyrë aktive dhe se çdo vonesë është jashtë kontrollit të prokurorit të shtetit.
What's Your Reaction?