“Kurti ëndërron të vishet ushtar”, Vuçiç: Armët po i marrim për…
Pasi u largua nga armët e ushtrisë serbe, akuzoi kryeministrin e Kosovës se po kërkon luftë. Presidenti Aleksandër Vuçiç iu përgjigj akuzave të Albin Kurtit të shprehura në opinionin për median amerikane, duke pretenduar se kryeministri i Kosovës ëndërron që të veshë rrobat e luftës, njësoj si presidenti ukrainas. “Tani a ti besoj Albin Kurtit […]
Pasi u largua nga armët e ushtrisë serbe, akuzoi kryeministrin e Kosovës se po kërkon luftë.
Presidenti Aleksandër Vuçiç iu përgjigj akuzave të Albin Kurtit të shprehura në opinionin për median amerikane, duke pretenduar se kryeministri i Kosovës ëndërron që të veshë rrobat e luftës, njësoj si presidenti ukrainas.
“Tani a ti besoj Albin Kurtit ose këtyre tjerëve apo gënjejnë të dyja palët, nëse ne po armatosemi, po pak ma shumë se sa do të donte ai, shumë më pak se sa do të doja unë, ashtu siç armatosen ata, përkatësisht i armatosin nga Turqit përmes gjermanëve deri te amerikanët, shumë më tepër se sa më pëlqen mua, shumë më pak se sa do të donte ai, dhe marrëzitë e tij se kush do luftë, ai është i vetmi që do luftë, pasi gjithë jetën vuan ta veshë uniformën dhe të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkan, por kjo dëshirë nuk do t’i realizohet, meqenëse ai nuk ka lidhje me territorin sovran dhe territorin e pavarur. Ukraina, është një territor i njohur ndërkombëtarisht, ata nuk janë kështu që ai të mund të vuaj për luftëra, ëndrrat tona janë të ndryshme, ëndrrat e tij janë lufta, ndërsa ëndrra jonë është Serbia e suksesshme ekonomikisht e avancuar, Serbia e cila do të jetë bindshëm më e zhvilluara në këtë pjesë të Evropës, dhe ëndrrat tona janë aq të ndryshme sa nuk mund të krahasohen. A do të investojë Serbia në industrinë e saj sigurisht që po, a do të blejë Serbia gjithçka që i nevojitet, natyrisht që po, por për të pasur një faktor parandalues ndaj tipave agresiv, siç është Albin Kurti dhe disa të tjerë”, tha Vuçiç.
What's Your Reaction?