Dyshohet se goditi me grusht vartësen, arrestohet Shefi i Departamentit të Ekonomikut në Tiranë
43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi). Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të detyrës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Mirdaim Axhami, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për […]
43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi).
Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të detyrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Mirdaim Axhami, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”, njoftoi policia.
Axhami është Shef Departamenti në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Ngjarja në fjalë u raportua fillimisht ditën e djeshme.
Të dy përfunduan në komisariat pas kallëzimit të pedagoges Billa e cila ka qenë dikur deputete e Partisë Demokratike.
Ajo ka pretenduar se Axhami e ka goditur. Ky i fundit ka pretenduar se thjesht e ka kapur për krahu.
What's Your Reaction?