A e thërret djali i Albanit “Mami”? Çiljeta rrëfen historinë prekëse

Ajo njihej si vajza bukuroshe dhe sensuale e skenës që gjithmonë ka fituar simpatinë e publikut. Por me hyrjen e saj në “Ferma VIP”, Çiljeta tregoi çiltërsinë dhe mirësinë që e karakterizon duke fituar kështu në masë zemrat e shqiptarëve. Mënyra si këngëtarja trajton djalin e Albanit ka qenë një ndër temat për të cilat […]

Korrik 6, 2024 - 13:35
 0
A e thërret djali i Albanit “Mami”? Çiljeta rrëfen historinë prekëse
Reklamë
Reklamë

Ajo njihej si vajza bukuroshe dhe sensuale e skenës që gjithmonë ka fituar simpatinë e publikut. Por me hyrjen e saj në “Ferma VIP”, Çiljeta tregoi çiltërsinë dhe mirësinë që e karakterizon duke fituar kështu në masë zemrat e shqiptarëve.

Mënyra si këngëtarja trajton djalin e Albanit ka qenë një ndër temat për të cilat është duartrokitur më fort, duke dhënë një shembull të pastër të dashurisë pa kushte.

E ftuar në në “ZëmeMirën” Podcast, Çiljeta ka bërë një rrëfim të ndjerë, ku ka treguar edhe se Beko, djali i saj i vogël e thërret mami.

Reklamë
Reklamë

“Ai ka zgjedhur vetë të më thotë ‘mami’, përpara 3-4 viteve. Kemi qenë në shtëpi dhe më ka thënë: A mundem të të thërras mami? Dhe mbaj mend që i kam thënë: Pyete Buçin njëherë, pyete edhe nënën. Sepse ai është rritur nga mamaja e Albanit dhe ishte mësuar që t’i thoshte ‘mami’ mamasë së Albanit. Dhe i thashë, pyeti dhe nëse të thonë po, për mua është kënaqësia më e madhe të të kem ty çunin tim të dytë“, u shpreh këngëtarja.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.