Shtohen zërat kundër Biden, 4 deputetë demokratë i kërkojnë largimin nga zgjedhjet e ardhshme

Pas dështimit në debatin me Donald Trump, janë shtuar zërat nga radha e demokratëve në SHBA kundër Joe Biden, duke i kërkuar atij

Korrik 8, 2024 - 09:55
 0
Shtohen zërat kundër Biden, 4 deputetë demokratë i kërkojnë largimin nga zgjedhjet e ardhshme
Reklamë
Reklamë

Pas dështimit në debatin me Donald Trump, janë shtuar zërat nga radha e demokratëve në SHBA kundër Joe Biden, duke i kërkuar atij që të largohet dhe të mos rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Vetë Biden ka mohuar të tërhiqet, duke hedhur edhe poshtë shqetësimet që janë ngritur për problemet mendore. Ai tha para pak ditësh që “nëse zbret Zoti dhe më thotë do dal nga gara”.

Por pas kësaj deklarate, zemërimi i demokratëve ndaj presidentit aktual është rritur edhe më shumë.

Reklamë
Reklamë

“Ne duhet t’i fitojmë këto zgjedhje. Ky nuk është një vendim i Zotit të Plotfuqishëm. Ky është një vendim i botës reale për njerëzit e botës reale në politikë që kujdesen për vendin tonë”, tha senatori Peter Ëelch (D-Vt.) në MSNBC.

Mes demokratëve që kanë kërkuar largimin e Biden nga gara e ardhshme presidenciale janë  përfaqësuesit Jerry Nadler, Adam Smith, Mark Takano dhe Joe Morelle./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.