“Airbus” dorëzon avionin e 700 të familjes A320 të montuar në…
Prodhuesi europian i avionëve “Airbus” dorëzoi të hënën avionin e tij të 700-të të familjes A320 të montuar në linjën e parë të prodhimit të Airbus në Azi, e krijuar jashtë Europës, (FALA) në komunën Tianjin të Kinës veriore, njofton “Xinhua”. “Kjo shifër thekson bashkëpunimin e gjatë dhe të thelluar midis “Airbus” dhe industrisë kineze […]
Prodhuesi europian i avionëve “Airbus” dorëzoi të hënën avionin e tij të 700-të të familjes A320 të montuar në linjën e parë të prodhimit të Airbus në Azi, e krijuar jashtë Europës, (FALA) në komunën Tianjin të Kinës veriore, njofton “Xinhua”.
“Kjo shifër thekson bashkëpunimin e gjatë dhe të thelluar midis “Airbus” dhe industrisë kineze të aviacionit”,- deklaroi George Xu, zv.president ekzekutiv i “Airbus” dhe drejtor ekzekutiv i “Airbus China”.
“Airbus” mbetet i përkushtuar ndaj forcimit të bashkëpunimit strategjik me Kinën dhe përmbushjes së angazhimit tonë afatgjatë ndaj këtij tregu të lulëzuar”,- tha Xu.
Avioni, një A320neo, me 180 vende komode të klasit ekonomik, iu dorëzua “Chengdu Airlines”.
Chengdu Airlines ka tani 50 avionë Airbus, sipas drejtorit të saj ekzekutiv, Wang Shushi.
E inauguruar në vitin 2008, FALA në Tianjin është linja e parë e prodhimit të Airbus e krijuar jashtë Evropës. Ajo funksionon për më shumë se 15 vjet dhe është bërë një model i bashkëpunimit të suksesshëm Kinë-Europë.
Projekti i zgjerimit të “Airbus” në Tianjin, i cili filloi në shtator 2023, pritet të kontribuojë në planin e përgjithshëm të rritjes së familjes A320 të kompanisë, të mbështetur nga rrjeti i saj global i prodhimit prej 10 linjash përfundimtare të montimit.
Rrjeti i prodhimit do të përfshijë dy linja montimi përfundimtare në Tianjin (një në ndërtim), dy në Toulouse, Francë, dy në Mobile, Shtetet e Bashkuara (një në ndërtim) dhe katër në Hamburg, Gjermani.
What's Your Reaction?