Macron është nën presion për të anuluar udhëtimin e tij në samitin e NATO-s
Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion të madh për të anuluar udhëtimin e tij për në samitin e NATO-s, pasi ndihmësit e afërt kanë
Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion të madh për të anuluar udhëtimin e tij për në samitin e NATO-s, pasi ndihmësit e afërt kanë frikë se e majta do të përfitojë nga mungesa e kreut të shtetit për të përshpejtuar bisedimet e saj dhe për të emëruar një kryeministër të ri nga radhët e tyre.
Sipas informacioneve të gazetës franceze Le Figaro, Macron do të fluturojë nesër në mëngjes me aeroplanin presidencial me destinacion Uashingtonin, teksa sot nis samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Megjithatë, disa zyrtarë qeveritarë dhe aleatë të kreut të shtetit francez kanë shprehur shqetësimin për mungesën 48-orëshe të presidentit në Elysee, pasi negociatat po zhvillohen në të gjitha drejtimet për formimin e qeverisë së ardhshme.
Deri në fund të javës e majta do të bie dakord për emrin e një kryeministri, prandaj duhet organizim në çdo drejtim.Deri në fund të javës, partitë që përbëjnë Frontin e Ri Popullor duhet të kishin lënë mënjanë mosmarrëveshjet për të paraqitur një kandidat të vetëm për kryeministër, ndërkohë që presidenti francez nuk pritet të hyjë në negociata thelbësore përpara datës 18 korrik, kur Asambleja Kombëtare do të takohet me qeverinë e re.
What's Your Reaction?