Zjarret në Dropull, zjarrfikësi pëson djegie në trup dhe fytyrë: Luftuam me orë të tëra me flakët. Rrezikoheshin familje, por…
Romeo Sulejmani, është zjarrfikësi nga Përmeti, që në përpjekje me flakët e zjarrit në fshatrat Lugar dhe Grapsh në Bashkinë e Dropullit është djegur pjesërisht në trup dhe në fytyrë. BalkanWeb raporton se sipas vlerësimeve paraprake të mjekëve të spitalit, ai ka marrë djegie të shkallës së dytë e të tretë. Për të parë gjendjen […]
Romeo Sulejmani, është zjarrfikësi nga Përmeti, që në përpjekje me flakët e zjarrit në fshatrat Lugar dhe Grapsh në Bashkinë e Dropullit është djegur pjesërisht në trup dhe në fytyrë.
BalkanWeb raporton se sipas vlerësimeve paraprake të mjekëve të spitalit, ai ka marrë djegie të shkallës së dytë e të tretë. Për të parë gjendjen e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikësve Arben Cara vizitoi efektivin në spital.
Cara ka shprehur gatishmërinë për transferimin e efektivit zjarrfikës drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
“Fatmirsisht shkalla e djegies nuk është aq e rëndë sa ta komplikojë situatën. Jemi gati që të bëjmë gjithçka për shërimin e tij, jemi gati për ta çuar jo vetëm drejt Tiranën, por nëse duhet edhe në vende të tjera. Zjarret kanë bërë dëme në bimësi dhe pyje, nuk ka dëme në banesa. Vatrat e zjarrit janë shkuar në zonën e Dropullit dhe vijon në qafën e Muzinës”, tha ai.
Nga ana e tij, zjarrëfikësi Sulejmani rrëfen momentet e përballjes me zjarrin.
“Kemi luftuar me flakët për orë të tëra, në shumë zona zjarret janë fikur. Kemi shkuar në zonat malore sepse kishim makinë vetëm për zonat malore dhe kemi shpëtuar një kishë. Pastaj jemi rikthyer dhe fikëm vatra të tjera zjarri, pastaj zjarri rrezikonte familjet dhe jemi futur për ta shuar”, tha ai.
What's Your Reaction?