DETAJET/ Si ndodhi ngjarja e rëndë në Tropojë që la pas 1 viktimë dhe 2 të plagosur, çfarë dihet deri tani

Një viktimë dhe dy të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në Tropojë. Ajo çka dihet deri më tani nga policia është se autori që është identifikuar si Saimir Sadiku 40 vjeç ka pasur një konflikt të çastit në një lokal në Fierzë me viktimën, 24-vjeçari Adrian Pepkolaj, […]

Korrik 12, 2024 - 14:30
 0
DETAJET/ Si ndodhi ngjarja e rëndë në Tropojë që la pas 1 viktimë dhe 2 të plagosur, çfarë dihet deri tani
Reklamë
Reklamë

Një viktimë dhe dy të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në Tropojë.

Ajo çka dihet deri më tani nga policia është se autori që është identifikuar si Saimir Sadiku 40 vjeç ka pasur një konflikt të çastit në një lokal në Fierzë me viktimën, 24-vjeçari Adrian Pepkolaj, vëllain e tij Valentin Pepkolaj dhe Shkëlzen Kukën. Këta dy të fundit kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Por si ndodhi ngjarja?

Reklamë
Reklamë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë. 24-vjeçari, pasi mori disa goditje me thikë, u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Por për shkak të plagëve të mëdha, ai nuk arriti të mbijetonte.

Ndërsa vëllai i viktimës Valentin Pepkolaj dhe 40-vjeçari Shkëlzen Kuka, vijojnë të jenë në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Çfarë dihet deri më tani

Sipas policisë, autori Saimir Sadiku është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë që në pranga janë vënë deri më tani 5 persona, të cilët nuk kallëzuan krimin në polici.

Më konkretisht, në pranga janë vënë:

Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.