Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat arrijnë deri në 42°C
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore – malore të jugut dhe lindje të territorit […]
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore – malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.
/a.r
What's Your Reaction?