SPAK lëshon 6 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes tyre një gazetar dhe 3 shtetas të huaj

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 6 urdhër-arreste të tjera pas hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se urdhër-arrestet janë lëshuar për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymeraj, për gazetarin Endrit Habilaj dhe për 3 shtetas të huaj. Asnjë prej tyre nuk është arrestuar deri në këto momente. Kujtojmë se inceneratori i […]

Korrik 13, 2024 - 10:25
 0
SPAK lëshon 6 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes tyre një gazetar dhe 3 shtetas të huaj
Reklamë
Reklamë

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 6 urdhër-arreste të tjera pas hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se urdhër-arrestet janë lëshuar për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymeraj, për gazetarin Endrit Habilaj dhe për 3 shtetas të huaj.

Asnjë prej tyre nuk është arrestuar deri në këto momente.

Reklamë
Reklamë

Kujtojmë se inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK në verën e vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto. Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.

Disa muaj më parë, në Dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Arrest në burg u caktua për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës. Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-Sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako.

Pjesa tjetër e personave që u akuzuan janë anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit.

Edhe 2 biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë nën hetim për inceneratorin e Tiranës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.