Turistët të mahnitur nga Thethi! Shijojnë ditët e nxehta në freskinë e Alpeve
Parku Kombëtar i Alpeve, ngelet një nga destinacionet kryesore të turistëve të huaj që i drejtohen Thethit. Një prej atraksioneve më të bukura me peisazhe magjepsëse në Alpet e Shqipërisë është Thethi. Vetë turistët e huaj, shprehen se kanë gjetur në Theth mikpritjen dhe natyrën magjepsëse që ofron kjo perlë e natyrës në Theth, në […]
Parku Kombëtar i Alpeve, ngelet një nga destinacionet kryesore të turistëve të huaj që i drejtohen Thethit. Një prej atraksioneve më të bukura me peisazhe magjepsëse në Alpet e Shqipërisë është Thethi.
Vetë turistët e huaj, shprehen se kanë gjetur në Theth mikpritjen dhe natyrën magjepsëse që ofron kjo perlë e natyrës në Theth, në territorin e Bashkisë Shkodër. Ka nga ata që vijnë për herë të parë por edhe nga ata që rikthehen, ndërkohë që Anglia, Gjermania mbeten dy vendet që vizitojnë më së shumti këtë zonë.
“Nga Gjermania, është hera e dytë në Shqipëri, shumë bukur, pamje e bukur, njerëz të këndshëm që na duan”, thotë një turiste.
“Unë jam nga Londra, është fantastike, e dashuroj ecjen nga Valbona në Theth, ne vizituam Syrin e kaltër sot që i mahnitshëm dhe kjo shtëpi është fantastike. Po do t’ia rekomandoj njerëzve të tjerë për tu kthyer këtu”, shprehet turisti nga Londra.
“Është hera e parë në Shqipëri, ne jemi nisur nga Tirana më pas kemi shkuar në Jug, Gjirokastër, Dhërmi, më pas kemi ardhur këtu, ky vend është fantastik, shumë i këndshëm, do t’ia rekomandoj edhe njerëzve të tjerë”, shprehet një tjetër turiste.
“Ne jemi nga Gjermania, është hera e dytë që jam këtu, kemi qenë para dy vitesh. Ne gjetëm shumë informacion në blog në internet për Thethin, një pamje fantastike përreth absolutisht ja vlen që ta vizitosh. Ka shumë njerëz këtu, shumë miqësorë, shtëpitë shumë të pastra, ne ndihemi gjithmonë shumë familjarë me to, është perfekt. Është me të vërtetë një vend i këndshëm”, thotë një turist nga Gjermania.
Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit, që e kthen këtë zonë në kryeqendër të turizmit malor.
What's Your Reaction?