Niset me helikopter drejt Tiranës turisti që u përplas nga gomonia në Karaburun
Turisti i cili mbeti i plagosur nga helikat e një gomonie në plazhin e Karaburunit është nisur me helikopter drejt Tiranës. Sipas informacioneve, 56-vjeçari ka pasur nevojë për mjekim më të specializuar. Njoftimi i policisë: Në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë […]
Turisti i cili mbeti i plagosur nga helikat e një gomonie në plazhin e Karaburunit është nisur me helikopter drejt Tiranës. Sipas informacioneve, 56-vjeçari ka pasur nevojë për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli, njofton policia.
56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.
Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
What's Your Reaction?