VIDEO/ Tentativa për vrasjen e Trump, kaos dhe britma mes turmës, mbështetësit e ish-Presidentit shtrihen përtokë
Donald Trump ishte duke mbajtur një fjalim në Butler, Pensilvani. Vetëm 6 minuta pasi kishte dalë në skenë u dëgjuan të shtëna. Pasuan klithma tmerri.
Donald Trump ishte duke mbajtur një fjalim në Butler, Pensilvani. Vetëm 6 minuta pasi kishte dalë në skenë u dëgjuan të shtëna.
Pasuan klithma tmerri. Spektatorët bien në tokë.
Trump menjëherë kap veshin e djathtë, shikon gjakun në dorë dhe shpejt bie në tokë pas podiumit.
Trump yelling “Fight. Fight,” after getting grazed by a bullet in the ear, an inch from ending his life.
No panic. No crawling on his knees to safety. The man stands up, faces the crowd, and yells “Fight.”
Historic footage. Just incredible.
— Lomez (@L0m3z) July 13, 2024
Agjentët e Shërbimit Sekret vrapojnë menjëherë në skenë dhe i vërsulen republikanit për ta mbuluar, ndërsa në skenë me pushkë dalin edhe anëtarë të tjerë të forcave të rendit. Pasojnë të shtëna të tjera.
Agjentët e Shërbimit Sekret e mbajnë Trumpin në tokë për 25 sekonda. Dikush bërtet: “Ka vdekur autori!”. Dikush tjetër dëgjohet duke thënë me zë të lartë: “Shkojmë!” ndërsa shumë njerëz në turmë vazhdojnë të bërtasin. Anëtarët e Shërbimit Sekret e çojnë Trumpin në këmbë. Kapelja e kuqe ‘Make America Great Again’ i ka rënë, gjaku i derdhet nga veshi dhe fytyra e tij është e mbuluar me gjak.
“Më lër të marr këpucët e mia. Më lër të marr këpucët e mia”, thotë 78-vjeçari Trump ndërsa agjentët e heqin nga toka. Pastaj i pyet: “prit, prit, prit”, para se të ngrejë grushtin, shenjë kokëfortësie.
Republikani vazhdon të mbajë grushtin dhe duket se po u thotë mbështetësve të tij të ” luftojnë “. Shumë përgjigjen duke brohoritur në mënyrë ritmike “SHBA, SHBA, SHBA”.
Trump zbret me hezitim disa hapa, me grusht të ngritur, për të dalë nga skena në një SUV të zi, me agjentët që formojnë një mburojë njerëzore rreth tij.
Lutjet dhe paniku
Shane Chesser, 37 vjeç, i cili ndodhej pas Trump, tha se “dëgjoi diçka si “pop, pop, pop”. Mendova se ishte një shaka, fishekzjarre. Më pas e kuptova realitetin shumë shpejt kur Presidenti Trump u rrëzua dhe Shërbimi Sekret u përfshi dhe dëgjova më shumë të shtëna”.
BREAKING: Eyewitness tells BBC that he informed police, Secret Service about a suspicious man on a roof with a rifle.
He was ignored. pic.twitter.com/Cvfb7znZtZ
— End Wokeness (@EndWokeness) July 13, 2024
Ai shtoi se fëmijët që ishin pranë tij filluan të bërtasin.
Erin Ottenreith, 66 vjeç, tha: “Isha ulur në mes të rreshtit të parë. Unë isha pikërisht përballë Trump në momentin e të shtënave.”
“Po e shikoja. Pastaj dëgjova të shtënat. Mendova se ishte për datën e katër korrikut”, por shtoi se kur turma pa agjentët të hidheshin në skenë dhe të rrethonin ish-presidentin, “e kuptuam se ishin vërtet të shtëna”. Ben Messer ishte jashtë perimetrit të sigurisë së tubimit të fushatës kur vuri re dy oficerë të zbatimit të ligjit që kërkonin dikë.
BREAKING:
Trump supporter shot in the head and k*lled according to witness who tried to save him pic.twitter.com/m34hGHvs4v
— Visegrád 24 (@visegrad24) July 13, 2024
“Pashë një djalë në çati, i thashë oficerit se është atje. Ai shkoi ta kërkonte”, shtoi ai. Messer nuk ishte në gjendje ta përshkruante njeriun në çati, por pa se ai kishte veshur një bluzë gri.
57-vjeçari Jim Moore ishte në prapaskenë kur u dëgjuan të shtënat. Ai pa një burrë rreth pesë rreshta më tutje që u qëllua dhe ra në tokë. Pjesëtarët e forcave të rendit nxituan për t’i dhënë ndihmën e parë./vizionplus.tv
What's Your Reaction?