Mbetën pa ujë mes temperaturash ekstreme, babë e bijë gjenden të vdekur në kanione

Një burrë nga Wisconsin dhe vajza e tij u gjetën të vdekur në Parkun Kombëtar Canyonlands në Utah, pasi dyshja humbi dhe mbeti pa ujë gjatë ecjes mes temperaturave të larta. Babë e bijë u gjetën të vdekur, pasi autoritetet vendase morën njoftimin fillimisht se një alpinist kishte humbur në zonën Upheaval Dome të Parkut […]

Korrik 16, 2024 - 19:20
 0
Mbetën pa ujë mes temperaturash ekstreme, babë e bijë gjenden të vdekur në kanione
Reklamë
Reklamë

Një burrë nga Wisconsin dhe vajza e tij u gjetën të vdekur në Parkun Kombëtar Canyonlands në Utah, pasi dyshja humbi dhe mbeti pa ujë gjatë ecjes mes temperaturave të larta.

Babë e bijë u gjetën të vdekur, pasi autoritetet vendase morën njoftimin fillimisht se një alpinist kishte humbur në zonën Upheaval Dome të Parkut Kombëtar.

Është e paqartë se sa kohë ecën babai dhe vajza në park përpara se të ndërronin jetë. Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një verë vdekjeprurëse dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të vazhdojë të rritet.

Reklamë
Reklamë

Sipas ekspertëve, kjo ka qenë vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në 100 qytete amerikane nga Maine në Kaliforni.

Trupat e gjetur u dorëzuan në Zyrën Shtetërore Mjekësore në Utah për ekzaminime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.