Europa lindore nën pushtetin e të nxehtit afrikan, në Ballkan shënohen temperatura shumë të lartë
Prej gati një jave e gjithë Europa lindore është përfshirë nga vala e të nxehtit arikan. Shërbimi meteorologjik “Severe Weather Europe”, raporton se
Prej gati një jave e gjithë Europa lindore është përfshirë nga vala e të nxehtit arikan.
Shërbimi meteorologjik “Severe Weather Europe”, raporton se vala e të nxehtit mund të zgjasë edhe dy javë të tjera.
“Kjo është një valë historike e të nxehtit me temperatura që e kalojnë pragun prej 40°C. Më intensive është në Gadishullin Ballkanik dhe në Europën Lindore. Edhe detet në rajonin e Mesdheut po ngrohen duke arritur në 30°C. Sipas parashikimeve të modelit global të motit, temperaturat gjatë korrikut do të mbeten shumë mbi mesataren në të gjithë Europën Jugore dhe Lindore Parashikohen vlera rekord për Gadishullin Ballkanik këtë javë”, shkruan SWE.
Sipas shërbimit meteteorologjik “Severe Weather Europe” në pjesën më të madhe të Europës lindore jaën shënuar temperatura mbi 30 gradë celcius, ndërsa në Shqipëri, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe Serbi termometri ka shënuar mbi 40 gradë celcius.
“Korriku njihet si muaji më i nxehtë i verës, por temperaturat në këto ditë dhe 7-10 ditët në vijim do të jenë dukshëm më të larta se mesatarja. Mesatarja ditore në shumë rajone do të jetë rreth 10 gradë më e lartë se mesatarja”, njoftoi SWE.
What's Your Reaction?